TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha e quan të drejtë vendimin e Gjykatës për të dënuarit në rastin “Banjska”

by Tëvë1
59 minuta ago
1
A A
Hoxha e quan të drejtë vendimin e Gjykatës për të dënuarit në rastin “Banjska”

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha e ka quajtur të drejtë vendimin e gjykatës për të dënuar tre serbët e përfshirë në rastin “Banjska”, dy me burgim të përjetshëm e një me 30 vjet qëndrim prapa grilave.

Në një intervistë për KosovaPress, menjëherë pas këtij vendimi, ai tha se me gjithë verdiktin e sotshëm, drejtësia nuk është e plotë pa u dënuar të gjithë ata që ishin të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

“Vlerësojmë që gjykatat e kanë kryer detyrën e tyre. Ka qenë një proces, mendoj, fer dhe i drejtë, sepse kështu janë ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës. Tash ta shohim a do të ketë ankesë ndaj këtij verdikti të gjykatës. Me siguri që do të bëjnë ankesë avokatët. Sidoqoftë, kjo është një vendim i drejtë për ne dhe shpresojmë që edhe persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë proces, në rastin e Banjskës, sa më shpejt të arrestohen dhe të dorëzohen institucioneve tona të sigurisë, sepse procesi i Banjskës nuk është i kompletuar edhe drejtësia nuk e merr verdiktin e saj të plotë pa u dënuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në betejën e Banjskës, ata që ishin një grup terrorist i udhëhequr prej Radoiçiqit e të mbështetur, financuar, trajnuar e politikisht edhe nga aspekti logjistik, edhe politik nga Qeveria e Serbisë”, deklaroi ai për KosovaPress.

Gjykata Themelore në Prishtinë nxori sot aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviq e Vladimir Toliq, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë. I akuzuari i tretë, Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

Në intervistën për KosovaPress, Hoxha tha se duhet presion më i madh i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë për dorëzimin te Kosova edhe të të akuzuarve tjerë në këtë rast.

“Mendoj që ky është një hap, një hap i mirë drejt drejtësisë së kompletuar. Sidoqoftë, siç thashë edhe më herët, drejtësia do të arrihet atëherë kur të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë, përfshirë këtu edhe kryekriminelin që ka udhëhequr këtë grup kriminal terrorist, Radoiçiqi, do të jetë prapa grilave dhe do të marrë dënimin e merituar. Përndryshe, kjo është vetëm, ky është vetëm një hap i parë, e mbetet punë shumë e madhe, por në këtë rast duhet presion i madh i bashkësisë ndërkombëtare edhe besoj institucioneve tona, që derisa ata të mos dorëzohen, të mos ndalemi në mënyrë të parreshtur të kërkojmë që ata të përgjigjen para institucioneve tona të drejtësisë”, shtoi ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se 24 shtatori i vitit 2023 ishte e rëndë për Republikën e Kosovës.

“Ka qenë një ditë shumë e rëndë për Republikën e Kosovës, data 24 shtator e vitit 2023. Unë vlerësoj që ka qenë sulmi më i rëndë që i ka ndodhur Kosovës që nga koha e pasluftës deri më sot, duke mos anashkaluar po ashtu dhe sulmin e Ibër Lepencit, mirëpo kjo ishte një sulm direkt i rëndë drejt shtetësisë tonë, drejt sovranitetit tonë, institucioneve tona të sigurisë, me qëllim që ajo pjesë e Kosovës të aneksohej dhe të krijohej një rend i ri, realitet i ri, ku do të kishte një mbretërim të terroristëve në atë zonë. Sidoqoftë, unë vlerësoj që Policia e Kosovës, institucionet tona të sigurisë, e më së shumti policët tanë që ishin në terren atë ditë, ka kryer një punë të shkëlqyer, duke ngadhënjyer dhe triumfuar ndaj këtij grupi terrorist, duke e mundur ushtarakisht grupin, politikisht gjithashtu, në shumë aspekte të tjera, u dëshmua që institucionet tona janë institucione të pjekura, demokratike dhe duke e rikthyer totalisht kontrollin në pjesën veriore të Kosovës dhe duke i mposhtur dhe arrestuar këta persona që po gjykohen sot, dhe duke pastruar komplet terrenin që atë ditë ishte krijuar domethënë një situatë tejet e rëndë për institucionet tona”, ka shtuar ai.

Si pasojë e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë rreshteri 50 vjeçar, Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën tre policë të tjerë.

Për familjen e atij që tashmë konsiderohet hero i Kosovës, por edhe të tre kolegëve të tij, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi, drejtori Hoxha pati një mesazh të fortë.

“Unë mendoj që mesazhi që e dha sot drejtësia është një satisfaksion për familjen e kolegut tonë, Afrim Bunjakut. Siç thamë edhe më herët, ne kemi humbur një rreshter, por kemi fituar një hero. Ai heroi nuk vdesin asnjëherë, do të jenë gjithmonë në kujtesën, mendjen dhe mbamendjen tonë, edhe si popull, edhe neve si polici. Policëve tanë ju dërgojmë mesazh që të vazhdojnë të punojnë me nder dhe respekt, duke kryer detyrën e shenjtë të mbrojtjes së vendit tonë, kufijve tanë dhe demokracisë tonë. Ne s’kemi një vend të dytë se ku të shkojmë, ajo është Kosova jonë dhe për këtë duhet të punojmë shumë, që të mos lejohet të rrezikohet asnjëherë as tash, as në të ardhmen. Ne këtë vend e kemi trashëgimi prej njerëzve tanë, prej të parëve tanë. E kemi obligim që t’ua lëmë brezave të ardhshëm një Kosovë më të sigurt dhe më të begatë”, përfundoi ai.

Dënimin për tre të akuzuarit e shpalli kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni.

Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë qenë prezent në gjykatore ku u nxor verdiktu, ndërsa Dushan Maksimoviq po.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit më 11 shtator 2024, gati një vit pas sulmit në Banjskë. Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit, cili ka marr përgjegjësinë për këtë sulm terrorist. Ai ndodhet në Serbi.

Tags: AktgjykimiGazmend HoxhaRasti BanjskaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​500 kërkesa për leje qëndrimi në veri, 70 të miratuara deri më tani

​500 kërkesa për leje qëndrimi në veri, 70 të miratuara deri më tani

Oficeri i FSK-së vlerësohet me mirënjohje të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar

Oficeri i FSK-së vlerësohet me mirënjohje të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Ligji për Vlerat e Luftës, javën tjetër në Qeveri – OVL-UÇK: Duhet t’i pasqyrojë të gjitha kërkesat tona

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati nënshkruan Udhëzimin Administrativ për digjitalizimin e arkave fiskale

​500 kërkesa për leje qëndrimi në veri, 70 të miratuara deri më tani

​500 kërkesa për leje qëndrimi në veri, 70 të miratuara deri më tani

Oficeri i FSK-së vlerësohet me mirënjohje të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar

Oficeri i FSK-së vlerësohet me mirënjohje të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Ligji për Vlerat e Luftës, javën tjetër në Qeveri – OVL-UÇK: Duhet t’i pasqyrojë të gjitha kërkesat tona

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati nënshkruan Udhëzimin Administrativ për digjitalizimin e arkave fiskale

Disa tornado godasin shtetin amerikan të Oklahomës

Disa tornado godasin shtetin amerikan të Oklahomës

Hoxha e quan të drejtë vendimin e Gjykatës për të dënuarit në rastin “Banjska”

Hoxha e quan të drejtë vendimin e Gjykatës për të dënuarit në rastin “Banjska”

Dënimi i terroristëve për rastin “Banjska” mirëpritet me duartrokitje nga deputetët

Dënimi i terroristëve për rastin “Banjska” mirëpritet me duartrokitje nga deputetët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën