TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Dorëheqja e Gazmend Hoxhës amortizon përgjegjësinë politike, kërkohen hetime dhe shkarkime

by Tëvë1
51 minuta ago
0
A A
Hoxha: Dorëheqja e Gazmend Hoxhës amortizon përgjegjësinë politike, kërkohen hetime dhe shkarkime

Avokati, Valdet Hoxha ka vlerësuar se dorëheqja e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas vrasjes së Arlinda Zekajt është e domosdoshme nga aspekti moral dhe e nevojshme nga ai juridik, por jo e mjaftueshme nga aspekti politik.

Në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai ka thënë se kjo dorëheqje, sipas tij, rrezikon të amortizojë përgjegjësinë e nivelit politik, për të cilën po kërkojnë llogaridhënie edhe protestuesit.

“Dorëheqja e Gazmend Hoxhës nga aspekti moral e quaj të domosdoshme, në aspektin juridik apo ligjor të nevojshëm, ndërsa në aspektin politik jo të mjaftueshëm sepse po vlerësoj që është një dorëheqje që amortizon përgjegjësinë e nivelit politik të cilët po e kërkojnë jo vetëm protestuesit por edhe ndërgjegjja e gjithsecilit. Po besoj që nuk do të jetë dorëheqja e fundit, momentin kur marrim një përgjegjësi publike dhe ndodhin gjëra të cilat kemi qenë përgjegjës të cilët të i shtyjmë përpara që të mos ndodhin për të ndërmarrë veprime që t’i evitojmë ato ngjarje atëherë nuk duhet ta kemi si problem se kush do të vijë pas. Specifikat e këtij rasti e japin një shtysë për një veprim të domosdoshëm shtetëror për ndërtimin e një strategjie të re të veprimit në raport me dhunën në familje”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka theksuar gjithashtu se rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt duhet të shërbejë si shtysë për një strategji të re shtetërore në trajtimin e dhunës në familje.

Duke folur për përgjegjësinë e institucioneve, avokati ka kërkuar që të ketë shkarkime, suspendime, hetime dhe dënime, aty ku vërtetohet përgjegjësia.

Hoxha ka shprehur shqetësimin se përgjegjësia mund të kufizohet vetëm te zyrtarët e niveleve më të ulëta, ndërsa niveli më i lartë institucional të shmangë llogaridhënien.

“Pres që do të ketë shkarkime e suspendime në Qendrën Për Punë Sociale në bazë të atij raporti, nuk do të ketë dorëheqje morale do të ketë disa suspendime të zyrtarëve të dorës së dytë dhe tretë dhe do të kamuflohet. Duhet të ketë shkarkime, suspendime e hetime, e dënime për aq sa është e nevojshme, suspendimi nuk paragjykon fajësinë. Vendi ynë nuk vuan për mungesë legjislacioni, problemi është te kompetenca e të emëruarve publik. Ata zyrtarë të jeni të bindur që mund të jenë shumica prej tyre të pafajshëm”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, Kosova nuk ka mungesë të legjislacionit, por problemi qëndron te kompetenca e personave të emëruar në pozita publike.

Ai ka shtuar se zyrtarët e përfshirë në këtë rast nuk duhet të paragjykohen si fajtorë pa u zhvilluar procedurat përkatëse./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Peja kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn

Peja kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën