Deputeti, Avdullah Hoti i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati i cili ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria me rritjen më të lartë të pagave në arsim brenda një mandati.
Hoti tha se nuk mund të mbaj leksione një ministër që nuk e di si krijohet buxheti.
“Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet. Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numëroj as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje. Kaq për një diletant sikur ministri Murati”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Murati: Qeveria Kurti me rritjen më të lartë të pagave në arsim