TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hoti: Ekonomisë i mungojnë rreth 500 milionë Euro, Qeverinë e rrezojnë ngjarjet që ndodhin

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Hoti e quan Kurtin “oportunist klasik”

Sipas tij, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm, është më i ulët sesa viteve të kaluara, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

Hoti ka thënë se fuqia blerëse e këtij buxheti, është më i vogël krahasuar me buxhetet e viteve paraprake.

Reklamë

Hoti ka thënë se si pasojë e mosveprimeve të Qeverisë, ekonomisë vendëse i mungojnë rreth 500 milionë euro.

Ndonëse thotë se si opozitë e kanë të pamundur rrëzimin e kësaj Qeverie, deputeti i LDK-së thotë se të njëjtën e bëjnë skandalet e ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

“Unë jam i bindur se nuk ka logjikë që të zhvillohet debat pozitë-opozitë siç duhet në një vend demokratik. Në një vend demokratik, një parti politike e merr mbështetjen qytetare e partitë tjera dalin në opozitë, dhe kjo e fundit është si mbikëqyrëse e Qeverisë dhe kur të vijnë zgjedhjet e rregullta kërkon besimin qytetar. Nuk jemi në një situatë të tillë, ne tani duhet të kujdesemi që të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. Historikisht nëse e sheh, asnjë herë opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, sepse nuk i ka votat. Qeverinë e rrëzon ngjarjet që ndodhin, veprimet që ndodhin. Me këto veprime unë nuk shoh sesi mund të vazhdohet kjo formë e qeverisjes”, tha Hoti.

Ai ka përmendur edhe skandalet që ndodhën vonesat në emërimin e ministrit të Shëndetësisë dhe grevën në arsim.

“Kurrë nuk ka qenë kaq gjendje depresive sesa është tash. Ne po e mbyllim vitin me gjendjen më të vështirë tash e 20 vite, për shkak se na u është imponuar kriza energjetike e inflacioni, por që kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që me e zbut krizën ekonomike. Shëndetësia gati tre muaj ka qenë pa ministër, duke ndodhur skandal pas skandalit, në arsim greva u ndërpre por mund të fillojë sërish në janar e viti shkollor nuk mbaron deri në fund të janarit, për shkak se ka humb komplet shtatori”, tha Hoti.

Deputeti i LDK-së ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, pasi e konsiderojnë si anti-Kushtetues.

Njëjtë mendon edhe për Ligjin e Pagave.“Ligji për Zyrtarë Publik do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese, sepse ne e dërgojmë dhe jemi të bindur se e rrëzojmë sepse ka plot nene që janë anti-Kushtetuese. Unë kam bindjen me aq sa mund të flasë për këtë ligj që disa prej parimeve bazë nuk janë marrë parasysh, parime në bazë të së cilët më herët Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë ligj, që është pagë të njëjtë për punë të njëjtë e diferenca e pagave ndërmjet sektorëve etj”, u shpreh Hoti.

Ish-shefi i Qeverisë thotë se si pasojë e numrit të ulët të investimeve kapitale, ka munguar qarkullimi i 500 milionë euro. Ai thotë se shkaku i normës së lartë të inflacionit, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm është më i ulët krahasuar me vitet paraprake.

“Çdo qytetar mesatar e të qartë e lerë më ekonomist. Një ekonomist me ‘dy fije mend’ e ka të qartë që buxheti për vitin 2023 është më i ulët sesa buxheti i vitit 2021 dhe 2020. Është 3. 2 miliardë euro për vitin 2023, por në terma real që është fuqia blerëse, pra sa mund të blesh mallra dhe shërbime me këtë buxhet, nuk është më i madh sesa buxheti i vitit të kaluar që ishte 2. 6 miliardë. Pra nuk është rritur buxheti, por është zvogëluar për shkak të normës së lartë të inflacionit”, tha ai.

Hoti theksoi se e ka analizuar gjendjen e ekonomisë në Kosovë.

“Unë e kam bërë një analizë të detajuar dhe sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë minimum 500 milionë euro, për shkak të mosveprimit të Qeverisë. Një pjesë e tyre i mungojnë për shkak se janë stopuar investimet kapitale që është rekord i uljes në 20 vitet e fundit, edhe e ke situatën tjetër ku çmimet e naftës e disa produkteve kryesore, gati janë dyfishuar që nënkupton se ne kemi mbledh dyfish tatim në vlerën e shtuar në ato produkte, prandaj ka pas bazë propozimi jonë që e kemi dhënë qysh në qershor që të ulet TVSh-ja dhe të largohet përkohësisht akciza, dhe kjo do të kishte siguruar mbledhje të njëjtë të të ardhurave për buxhetin e shtetit sikur vitin e kaluar, por do t’i kishim disa qindra milionë euro qarkullim në ekonomi”, u shpreh Hoti./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Rexha tregon se a do të jetë Haxhiu kandidate në tri seancat e para të Kuvendit

Haxhiu: Sot ishte mundësia e largimit të përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit

Dimal Basha kryeparlamentar, por nuk konstituohet Kuvendi

Dimal Basha kryeparlamentar, por nuk konstituohet Kuvendi

Rrëfimi i Isak Asllanit që forcat serbe ia vranë 11 familjarë

Rrëfimi i Isak Asllanit që forcat serbe ia vranë 11 familjarë

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

178 palestinezë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit

​Të paktën 20 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës

“Këndi i Debatit”  26.08.2025

“Këndi i Debatit” 26.08.2025

Rexha tregon se a do të jetë Haxhiu kandidate në tri seancat e para të Kuvendit

Haxhiu: Sot ishte mundësia e largimit të përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit

Dimal Basha kryeparlamentar, por nuk konstituohet Kuvendi

Dimal Basha kryeparlamentar, por nuk konstituohet Kuvendi

Rrëfimi i Isak Asllanit që forcat serbe ia vranë 11 familjarë

Rrëfimi i Isak Asllanit që forcat serbe ia vranë 11 familjarë

Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro

Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X