TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Historia e familjes së shpërngulur në Turqi që ruajti gjuhën dhe kulturën shqipe

Edhe të mërkurën kanë vazhduar punimet në ditën e tretë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Pjesëmarrës këtu ishte edhe Albano Jonuzi, familja e të cilit u shpërngul në Turqi në shekullin e 19. Pavarësisht se kaluan dy shekuj, gjuha dhe kultura shqiptare u ruajt në këtë familje, historinë e të cilës për Tëvë1 e tregon vet Albano.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Historia e familjes së shpërngulur në Turqi që ruajti gjuhën dhe kulturën shqipe

Në shekullin e 19, të parët iu shpërngulën për në Turqi.

E më pas, familja Jonuzi zgjodhi që jetën ta vazhdonte në Siri.

Por, lidhja e kësaj familje me shqiptarët nuk mbaroi këtu.

Edhe pas dy shekujve larg atdheut, kjo familje nuk e harroi gjuhën shqipe.

Madje i biri i tyre, Albano, këtë vit zgjodhi të marrë pjesë në punimet e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

“Ne kemi dalë nga Kosova, kemi shkuar në Turqi ku ka lindur babagjyshi im. Pastaj kanë shkuar në Siri, ku ka lindur babai im, pastaj babai ka shkuar në Dubai, ku kam lindur unë, kam studiuar atje ndërsa tash jam duke studiuar në Stamboll”, ka thënë Albano Jonuzi pjesëmarrës në seminar.

Albano tregon se si arritën ta ruajnë gjuhën shqipe brenda familjes.

“Prej kur jam kanë i vogël, babi gjithmonë na ka thënë, duhet me qenë krenar me gjuhën, me ditë gjuhën, nuk bëhet me harrua gjuhën, duhet më mësua”, ka thënë ai.

Por për kulturën e gjuhën shqipe, nuk janë të interesuar vetëm shqiptarët.

Në Prishtinë këto ditë, po qëndron edhe një brazilian me prejardhje japoneze.

“Doja ta mësoja arbërishten nga Italia, erdha këtu edhe vitin e kaluar pasi dëgjova që edhe italianët vijnë këtu për seminar. Në shqip i di vetëm disa fjalë bazike. Lumturi, dritare, etj..”, shprehet Marcelo.

Punimet e edicionit të 42 të këtij seminari filluan më 19 gusht.

Ndërsa sipas drejtorit, Bardh Rugova, gjithçka po shkon sipas planit.

“Ditën e parë e patëm shumë të suksesshme, me ligjëratën e Paul Heggarty, një ligjëratë jashtëzakonisht e vlefshme për opinionin në përgjithësi dhe diskutim për vjetërsinë e gjuhës shqipe. Patëm diskutim po ashtu diskutime të fushave të ndryshme të letërsisë dhe kulturës shqiptare”, shprehet Rugova.

Përgjatë këtij seminari janë paraparë të mbahen ligjërata, tryeza, kurse të gjuhës me rreth 300 pjesëmarrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hotel Gallery po ndryshon konceptin e pushimit në Kosovë – luks, SPA dhe rehabilitim për të gjitha gjeneratat

Bill Gates parashikon se vetëm tre profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga inteligjenca artificiale, rreziku më i madh për njerëzimin

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

Liria – Dinamo, derbi i Ligës së Parë

Liria – Dinamo, derbi i Ligës së Parë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 154 mijë dollarësh amerikanë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 154 mijë dollarësh amerikanë

Vdes një grua pasi u godit nga autobusi në Prishtinë, arrestohet shoferi

Vdes një grua pasi u godit nga autobusi në Prishtinë, arrestohet shoferi

Pas trajtimit mjekësor lirohet për në shtëpi 15-vjeçarja që u sulmua nga qentë endacakë

Një 12-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në Podujevë, dy të dyshuara i bëjnë rezistencë policisë në vendin e ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet për ngacmim seksual

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, polici nis hetimet

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën