Është hequr gjendja e emergjencës me Covid-19 në Kosovë, pasi të njëjtin vendim e ka marrur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në mbledhjen e 143-të të Qeverisë, është miratuar rekomandimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka thënë se nuk ka më arsye për masa anti-COVID, raporton teve1.info
“Marrë parasysh rekomandimet e IKSHP-së, OBSH-së, dispozitat e ligjit për parandalimin e virusit, vlerësojmë se nuk ka më arsye për masa anti-COVID”, ka thënë Vitia.