tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Hill: Ndonëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do të kemi një Asociacion

tëvë1 nga tëvë1
17/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjidhja e çështjeve teknike në politikë nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta, tha në një intervistë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Ai e vlerësoi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një proces shumë të vështirë dhe se të gjithë e kuptojnë se situata është e tillë, por gjithashtu tha se në anën tjetër është i nevojshëm formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ka një vetëdije në mesin e politikëbërësve amerikanë se serbët në Mitrovicën e Veriut dhe në Kosovë, në realitet, duhet ta zgjidhin çështjen përmes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha Hill për Dnevnik.

“Është një çështje me të cilën po merren edhe evropianët edhe SHBA-ja dhe ndonëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do të kemi një Asociacion”, tha diplomati amerikan.

Ai gjithashtu ka një vlerësim negativ për zgjedhjet e fundit të mbajtura në veri, të cilat u mbajtën me bojkotimin e shumicës së serbëve në këto komuna – kur është fjala për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk besoj se këto zgjedhje mund të kenë një ndikim afatgjatë pozitiv në komunat me shumicë serbe dhe është e rëndësishme për mua që të fokusohemi dhe ta tejkalojmë atë dhe të mbërrijmë në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, tha Hill.

“Kur ke çështje teknike në politikë, nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta. Zgjidhja e tyre kërkon kohë. Dallimet janë të thella dhe është koha që njerëzit të fillojnë të dëgjojnë më mirë njëri-tjetrin për të gjetur një zgjidhje”, theksoi ai.

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Zelensky falënderon Ramën dhe Kovaçevskin për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë

01/06/2023
LAJMET

Begaj dhe Novak për veriun: Momenti të shtensionohet situata

01/06/2023
LAJMET

Vuçiq flet me Ramën për gjendjen aktuale: Shpresoj që arsyeja do të triumfojë, për të mirën e të gjithëve

01/06/2023
RAJONI/BOTA

Tre të vrarë në sulmin me raketa në Kiev

01/06/2023
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
LAJMET

Daçiq fajëson komandën e KFOR-it për dhunën e së hënës dhe Gjermaninë “për standarde të dyfishta”

01/06/2023
RAJONI/BOTA

Gjermania urdhëron mbylljen e katër prej pesë konsullatave ruse, reagon Moska

01/06/2023

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
0

Me moton “Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar”, Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me presidentin Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe përfaqësuesin...

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
0

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte në "Ditari" në Tëvë 1, gazetari...

Sopjani: Ditën e parë, u pa qartë që KFOR-i në Zveçan nuk ishte i përgatitur të ballafaqohet me turmën

01/06/2023
0

Eksperti i sigurisë, Shkëlzen Sopjani vlerëson se në ditën e parë të situatës së krijuar në komunën e Zveçanit, KFOR-i...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.