Hetuesi i Krimeve Ekonomike, Faton Hashani, është deklaruar për media nga shkolla ish-teknike në Obiliq, ku dyshohet se gjatë kontrollit në hapësirat e bodrumit të objektit të vjetër të shkollës janë evidentuar disa objekte të pazakonta.
Hashani ka deklaruar për media se aktualisht nuk mund të thotë asgjë më shumë, pa përfunduar gjurmimi dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes.
“Nuk ka përfunduar ende gjurmimi dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes. Sapo të përfundojë, do t’ju lajmëroj me kohë. Nuk mund të them asgjë më shumë”, ka deklaruar Hashani.







