TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haziri: Sot është prerë shpresa për familjarët e të pagjeturve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haziri: Sot është prerë shpresa për familjarët e të pagjeturve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se sot është prerë shpresa për të gjithë familjarët e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Duke folur për deklaratën e miratuar sot në Bruksel nga Kosova dhe Serbia për personat e pagjetur, Haziri tha se nuk ishte zgjidhja e duhur që kjo çështje të trajtohet në të njëjtën ditë me draft-statutin e Asociacionit.

“Sot është prerë shpresa për familjarët e të zhdukurve. Është prerë sepse kjo marrëdhënie do të jetë e kushtëzuar. Në takimin e sotëm nuk ka pasur pritje më shumë, përkundër krejt zhvillimeve, deklarata e të pagjeturve me dhunë u pranua nga palët. Fatkeqësisht, u humb një vit kohë për kërkesë që të përfshihet terminologjia sipas Konventës Ndërkombëtare që personat e zhdukur me dhunë të jenë pjesë e marrëveshjes, mirëpo nuk u arrit. Si e tillë, mund të themi që është humbje kohe dhe është zgjedhur ditë e keqe që kjo marrëveshje të jetë në të njëjtën ditë me draft-statutin e Asociacionit. Kosova edhe një herë nuk arriti ta vendosë terminologjinë e kërkuar që pati zotime në Prishtinë nga kryeministri, Albin Kurti. Në anën tjetër, draft-statuti si i tillë është prezantuar, natyrisht që dokumenti si i tillë nuk është pranuar”, deklaroi Haziri në emisionin Info Nata.

Madje sipas tij, Haziri vlerësoi se Kosova do ta ketë problem serioz ofrimin e dëshmive eventuale për ato raste që Serbia do të vazhdojë t’i mbajë peng.

“Dashtë Zoti që të gjitha ata të zhdukur me dhunë së paku të gjenden informacionet dhe të dhënat që Serbia i mban peng. Serbia i ka të gjitha llojet e shërbimeve për rastet që kanë ndodhur në Kosovë”, shtoi tutje Haziri në Tëvë1.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Bruksel miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

12 persona janë vrarë nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad

12 persona janë vrarë nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën