TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu takohet me eurodeputetin kroat në Bruksel: Me miq si Kroacia, rruga jonë evropiane bëhet më e lehtë

by teve1
3 minuta ago
0
A A
Haxhiu takohet me eurodeputetin kroat në Bruksel: Me miq si Kroacia, rruga jonë evropiane bëhet më e lehtë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar në Bruksel me eurodeputetin kroat Davor Ivo Stier, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, si dhe për rrugën evropiane të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se miqësia ndërmjet dy vendeve është e kahershme dhe se mbështetja e Kroacisë për Kosovën është ndier edhe gjatë këtij takimi.

Ajo ka bërë të ditur se e ka falënderuar Stierin për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, fillimisht në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Kroacisë dhe tash si bashkëkryesues i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

Haxhiu ka njoftuar gjithashtu se Kuvendi i Kosovës tashmë ka formuar delegacionin e tij në këtë komision dhe është i gatshëm që takimi i radhës të mbahet sa më parë.

Duke rikujtuar lidhjet historike ndërmjet dy popujve, ajo ka përmendur mbështetjen e shqiptarëve për Kroacinë gjatë luftës së saj,

“Shumë shqiptarë qëndruan përkrah Kroacisë gjatë luftës së saj, ndërsa Kroacia ishte ndër vendet e para të rajonit që e njohën pavarësinë e Kosovës. Këto lidhje i forcon edhe komuniteti i arbëneshëve të Zarës, që jeton në Kroaci prej shekujsh”, ka shkruar ajo.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Haxhiu ka theksuar se në dhjetor bëhen katër vjet nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar përkushtimin për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga ky proces.

Ajo ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e eurodeputetit kroat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Me miq si Kroacia, rruga jonë evropiane bëhet më e lehtë”, ka përfunduar Haxhiu./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ditët e Nëntorit” rikthehen për edicionin e tretë në Gjakovë

“Ditët e Nëntorit” rikthehen për edicionin e tretë në Gjakovë

57 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

57 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

Nuk u respektuan masat e sigurisë, Inspektorati ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Nuk u respektuan masat e sigurisë, Inspektorati ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Maliqi: Armët po hyjnë ilegalisht në Kosovë, institucionet duhet të shtojnë kontrollet

Maliqi: Armët po hyjnë ilegalisht në Kosovë, institucionet duhet të shtojnë kontrollet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën