TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haxhiu për gazin amerikan: S’është çështje e përgjigjeve ‘po’ ose ‘jo’, duhen diskutime

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Haxhiu: Laban dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e BIA-s

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se çështja e gazit amerikan nuk është çështje e përgjigjeve ‘po’ ose ‘jo’.

Haxhiu tha se për këtë temë është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime në nivel të institucioneve përgjegjëse, teksa shtoi se Kosova asnjëherë nuk u ka thënë ‘jo’ projekteve që janë në interes publik.

“Shikoni, sa i përket kësaj çështje, unë mendoj që a duhet Kosova ta pranojë apo jo gazin, nuk është çështje e përgjigjeve po ose jo. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime në nivel të institucioneve përgjegjëse, në nivel të ekspertëve, në mënyrë që të diskutohet për përfitimet, për koston që ndërlidhet në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për aspekte të tjera të cilat u takojnë ekspertëve të fushës që të merren me këto. Kosova asnjëherë nuk ka thënë jo projekteve që janë në të mirën e interesit publik, në të mirën e Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj. Mirëpo për tema të tilla duhet që të ketë diskutime serioze”, tha Haxhiu.

Tutje, kryetarja e Kuvendit tha se Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve serioze për çështjen e gazit dhe se janë të hapur që ta diskutojnë këtë temë.

“Ne nuk ia kemi mbyllur derën diskutimeve serioze, jemi të hapur që të diskutojmë për këtë. Ministrja Rizvanolli ka diskutuar për këtë çështje dhe po punon në këtë drejtim, prandaj le t’i japim mundësinë institucioneve përgjegjëse që të japin përgjigjen finale për këtë. Në qoftë se Kosova, Republika e Kosovës sheh një zgjidhje tjetër si një zgjidhje më të mirë, atëherë pse duhet që të kritikohet dhe pse duhet që qeveria apo institucionet e Republikës së Kosovës të konsiderohen antiamerikane. Institucionet e Republikës së Kosovës punojnë për interesat e qytetarëve dhe natyrisht mbështesin projekte që janë në favor të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve. Mirëpo kjo nuk ishte dashur me u pa si antiamerikanizëm dhe mendoj që me këtë qasje nuk po i ndihmojmë as Republikës së Kosovës, por as partneritetit”, tha Haxhiu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksioni i suksesshëm i Policisë, Prokurorisë dhe AKI-së në Prishtinë, tre të arrestuar për përgatitje të vrasjes së rëndë

Aksioni i suksesshëm i Policisë, Prokurorisë dhe AKI-së në Prishtinë, tre të arrestuar për përgatitje të vrasjes së rëndë

Kosova dhe Kroacia synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit

Kosova dhe Kroacia synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit

Prishtina pritet të përballet me temperatura deri në -22 gradë gjatë natës mes 1 dhe 2 dhjetorit

Prishtina pritet të përballet me temperatura deri në -22 gradë gjatë natës mes 1 dhe 2 dhjetorit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami sfidon Qeverinë për 800 kilometrat e rrugëve: Publikojeni listën, rrugë për rrugë

Enkel Rexhepi zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, formalizohet marrëveshja

Enkel Rexhepi zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, formalizohet marrëveshja

Vdes ish-pronari i Chelseas

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për përgatitje të vrasjes së rëndë

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën