TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Haxhiu: Abazit nuk i kemi faj e as nuk kemi çfarë t’i bëjmë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pretendon se ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka dhënë një pronë në Vushtrri për 10 vite, për shfrytëzim nga një person fizik, e që më pas janë njoftuar se kontrata është lidhur pa asnjë bazë kushtetuese e ligjore.

Sipas saj, Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal me pretekstin se nuk ka shkelje penale dhe nuk ka dëme të shkaktuara, përcjell teve1.info.

“Sot ndodhem në Vushtrri në njërën nga pronat e Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2020, ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-drejtori i burgjeve, kishin dhënë pronën publike prej 2 hektarësh 12 ari e 17 metra, në shfrytëzim për 10 vite për një person fizik. Sapo kemi kuptuar për këtë, kemi kërkuar nga auditori i Ministrisë së Drejtësisë, që ta auditoj procesin se si është dhënë prona publike në shfrytëzim tek një person fizik. Nga të gjeturat e auditorit të brendshëm jemi njoftuar se kontrata është lidhur pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore mes ish-bartësve të institucionit publik dhe personit fizik. Pas raportit të auditorit kemi anuluar njëanshëm kontratën e paligjshme dhe vendimi ynë është vërtetuar si i drejtë dhe i ligjshëm nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Para më shumë se dy vitesh kemi bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ish-ministrit të drejtësisë dhe në vend të ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Speciale ka nxjerrë aktvendim për hedhjen e kallëzimit penal me arsyetimin se nuk ka shkelje penale dhe pasi që nuk ka dëme të shkaktuara”, thotë Haxhiu përmes një videoje të postuar në Facebook.

Më tej, Haxhiu deklaron se Prokuroria Speciale nuk është marrë me personat e duhur për shkeljen e ligjit, duke theksuar që ata zgjodhën të merreshin me auditorin e brendshëm.

“Sepse tashmë ish-objekti sic njihej “Hoteli Vicianum”, është rrënuar në mënyrë të kundërligjshme. Me këtë veprim Prokuroria Speciale ka krijuar një precedent të rrezikshëm, pasi që sipas tyre rrënimi i objekteve publike nga personat fizik nuk është vepër penale. Në vend se Prokuroria të merrej me ata që e kanë shkelur ligjin dhe kanë dëmtuar interesin publik, ata kanë zgjedhur të merren me auditorin e brendshëm i cili ka mbrojtur pronën publike”, ka shtuar tutje Haxhiu.

Teksa në përfundim, ministrja e Drejtësisë, tregon se në Prokurori dhe Polici kanë bërë shumë denoncime të tjera, por që deri më tani nuk kanë pasur asnjë lëvizje nga ana e institucioneve./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu sot mban konferencë për media

CHEA në SHBA njeh Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Haxhiu e quan arritje të madhe për arsimin e lartë

Lumir Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Lumir Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Vazhdon aksioni për verifikimin e njehsorëve, zbulohen devijime në orë dhe datë – dy gjoba për KEDS-in

Vazhdon aksioni për verifikimin e njehsorëve, zbulohen devijime në orë dhe datë – dy gjoba për KEDS-in

A ia rrezikon rikthimi i Vjosa Osmanit vendin e dytë PDK-së?- Flet Fadil Demaku

Trump thotë se SHBA duhet të ndërmarrë një “mision” në Iran për të kapur materialet bërthamore

Trump thotë se SHBA duhet të ndërmarrë një “mision” në Iran për të kapur materialet bërthamore

Pas takimit me Giovanni Pietro Barbano, Donika Gërvalla paralajmëron funksionalizimin e Byrosë

Pas takimit me Giovanni Pietro Barbano, Donika Gërvalla paralajmëron funksionalizimin e Byrosë

Moska pezullon fluturimet dhe ndërpret sinjalet celulare në prag të paradës së Ditës së Fitores

Moska pezullon fluturimet dhe ndërpret sinjalet celulare në prag të paradës së Ditës së Fitores

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën