Sipas tij, Kurti duhet të fokusohet tek marrëveshja me Serbinë si dhe në anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Besoj që nuk është në rregull të shkojë Kosova në zgjedhje, nuk është në rregull me ra kjo Qeveri, nuk ka nevojë me ra kjo Qeveri. Ne kemi një projekt mjaft të rëndësishëm para vetes, kjo është Qeveri e Kosovës ekzistuese. Duhet ta gjejnë guximin në vete, ta ndjejë përgjegjësinë që ka, që t’ia sjellë një marrëveshje me Serbinë që ka në përmbajtje njohjen dhe ta nisë Kosovën drejt NATO-s. Kjo është ajo që pret qytetari nga Kurti”, deklaroi Haradinaj në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1.
Më tej, Haradinaj tha se Kurti nuk mund ta zgjedhë problemin e energjisë, pasi sipas tij, ai ka pasur politikat e gabuara në këtë drejtim.
“E dimë që Kurti politikat ekonomike i ka të këqija”, theksoi Haradinaj./Teve1.info/.