Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ndihët i pikëlluar pas tërmetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko.
Ai tha se Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet, shkruan teve1.info
“I pikëlluar pas tërmetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet. Lutemi që numri i viktimave të mbetet me kaq, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejt”, ka shkruar ai.
Ndryshe, të paktën 820 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që ka ndodhur mbrëmë në Marok.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme të Marokut tregojnë se të paktën 672 persona u plagosën nga tërmeti, duke përfshirë 205 të cilët ishin në gjendje të rëndë./teve1.info