tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Haradinaj: Dhuna në veri e dënueshme, Vuçiqit po i lëkundet pushteti

tëvë1 nga tëvë1
26/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tensionet në veri janë të papranueshme .

Ai ka thënë se sulmet dhe lëndimet e policëve në veri janë akt i rëndë i dhune.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje serbëve në veri të heqin dorë nga aktet e dhunës dhe mos të bien pre e interesave politike të Vuçiqit, të cilit sipas Haradinajt po i lëkundet pushteti.

“Tensionet në veri janë të papranueshme! Sulmet dhe lëndimi i policëve janë akt i rëndë dhune dhe si të tilla janë të dënueshme. Serbët lokalë të heqin dorë nga dhuna dhe të mos bijnë pre e interesave politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe ashtu po i lëkundet pushteti”, ka shkruar Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri Kurti duhet të jetë i kujdesshëm dhe mos të marrë veprime pa u koordinuar me faktorin ndërkombëtar.

“Kryeministri i Kosovës nga ana e tij, të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë. Ngërçi politik me serbët lokalë të Kosovës në atë pjesë, mund të zgjidhet vetëm me dialog të hapur me ta. Kosova nuk e ka luksin të veprojë e vetme dhe e pakoordinuar me miqtë ndërkombëtarë në kapërcimin e gjendjes së krijuar në veri. Apeloj tek qytetarët serbë dhe tek institucionet e Kosovës që të bëjnë të pamundurën në qetësimin e situatës”, ka shkruar Haradinaj.

Tags: dhuna ne veriramush haradinaj

Të ngjashëm

LAJMET

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
RAJONI/BOTA

24-vjeçari mbyt nënën e tij në Përmet

03/06/2023
LAJMET

Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para

03/06/2023
LAJMET

Vera “hallakatë” zyrën e Kurtit

03/06/2023

Pushimi i natës ju ndihmon të fokusoheni dhe mbani mend

03/06/2023
0

Ne të gjithë e dimë se gjumi ju ndihmon në fokusin dhe shëndetin tuaj. Por a e keni ditur arsyen?...

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
0

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,...

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
0

Një turiste polake ka vdekur pasi është rrëzuar aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit. Siç njofton...

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
0

Një aksident i rëndë është shënuar në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku dy mjete janë përplasur me...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.