TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet pishina e Gërmisë – thatësia shtyu hapjen, pishina nis sezonin që nga sot

Pishina e Gërmisë në Prishtinë është hapur sot për qytetarët. Këta e mirëpriten hapjen por thanë që është bërë me vonesë. Ndërsa kompania menaxhuese e pishinës e arsyetoi vonesën me mungesën e burimeve natyre të zonës, për shkak të thatësisë së madhe që ka prekur rajonin.

by tëvë1
1 vit ago
2 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Nga vapa e madhe e paradites të së martës po freskohet në Pishinën e Gërmisë në kryeqytet.

Ky ishte njëri ndër vizitorët e parë në hapjen e kësaj pishine.

Qytetarët mirëpriten hapjen e saj, por thanë që dyert u hapën me vonesë.

“Shumë mirë veç pak me vonesë se shumë mirë shumë bukur veç me vonesë, na shkoj gjysma e verës gati, për ditë tu ardh me këqyr a është hap se unë rri në Gërmi çdo ditë eci në malet atje në këmbë, çdo ditë tu kqyr a e hapen a e hapen jo, jo  deri sot, por ma mirë vonë se kurr”, ka thënë një qytetarë.

E dikush tha që mezi e ka pritur hapjen e pishinës.

“Mezi e kena prit hapjen e pishinës, pak kanë mbet me disa punë se i kanë pas disa rregullime, e i kanë rregullu,  sivjet po doket pak ma mirë, jon met pak si vonë por mirë është apet”, ka thënë qytetari tjetër.

Qytetari Shefqet Shala thotë se mungesa e ujit është e dukshme, por vlerëson cilësinë e tij.

“Pishina është hap sot me mungesë të 10 – 15 dite, shkaku ka qenë ujë ska, edhe ashtu pishina nuk është plotë, sivjet është ma vështirë se herave tjera, kemi mungesë të ujit, përndryshe uji është shumë i mirë  por ka mungesë Gërmia të ujit”, ka thënë qytetari Shefqet Shala.

Por nga kompania menaxhuese e pishinës, “Sport Marketing “ kanë një arsyetim për vonesën e hapjes së pishinës.

“Pishina është dashtë që të hapet më herët kemi hasur disa probleme për shkak të mbushjes së ujit, për shkak të thatësirave që kanë qenë në territorin e Kosovës jo vetëm tek ne, pasi që pishina mbushet nga burimet e Gërmisë dhe ka qenë thatësirë kogja e madhe dhe për atë kemi hasur pak problem dhe jemi vonu në hapje por sot është bërë hapja dhe jemi shumë të lumtur me vizitoret qe kanë fillu me vizitu pishinën”, ka thënë Krasniqi

Ajo thotë se përkundër vonesës, janë bërë përgatitjet e nevojshme për të menaxhuar sezonin me kapacitet të plotë.

“Pishina ka kapacitet të mjaftueshëm, i kemi diku 10 shpëtimtarë, stafin teknik të pompave dhe sigurimin. Ka staf të mjaftueshëm për t’i mbuluar vizitorët e pishinës”, ka thënë tutje Krasniqi.

Çmimet për hyrje mbesin të njëjta si vitin e kaluar, 4 euro për të rritur ashtu ndërsa 2 për fëmijë, ndërsa vlen të ceket që për pensionistët hyrja është pa pagesë.

Kurse gjatë vikendit hyrja për të rritur është 5 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitia për mungesën e barit palbociclib: Kërkesat u dyfishuan, tenderi i parë dështoi

Vitia për mungesën e barit palbociclib: Kërkesat u dyfishuan, tenderi i parë dështoi

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Gjyqtarë nga Sllovakia për ndeshjen Kosova – Izraeli

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën