TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet e pamja në familjen Thaçi për ngushëllime ishte edhe Konjufca

Me rastin e vdekjes së babait të ish presidentit Thaçi, familjarët kanë hapur të pame, ku në palestrën e sportit në Skenderaj, kanë pritur një numër të madh të njerëzve. I pranishëm ishte edhe kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0 0
A A

Me dorë në zemër një e nga një po vinë për krye shëndoshë.

Madje po ulen përballë familjarëve duke i ngushëlluar.

Kështu po shkonte dita  e parë e të pamës në familjen Thaçi që po mbahej në palestrën e sportit në Skenderaj.

E ata që po i presin në këmbë janë vëllezërit e ish presidentit, Hashim Thaçi së bashku me Sami Lushtaku.

“Mungesa është e madhe, së pari është mungesa për prindin, dhimbje e madhe është që nuk është Hashimi se ky prind i joni na ka shkollu e na i ka dhënë të gjitha e tash momentet e fundit pas luftës pas çlirimit, mos me mujt frymën e fundit me dhanë pa djalin”, u shpreh Gani Thaçi – vëllau i Hashim Thaçit.

Derisa për mungesën e krerëve institucional dhe familjen Jashari në varrimin e Haxhi Thaçi, djali i tij tha se nuk ka inate politike, por e pamja do të zgjasë tre ditë.

Por pak çaste më vonë nuk vonoi e erdhi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh dhe një plak të urtë i cili e ka frymëzuar shumë thellë me patriotizëm edhe familjen e vet edhe këtë pjesë të Drenicës.  Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm më të shëndoshë djalin e tij Hashim Thaçin i cili ishte president i Republikës së Kosovës por edhe njëri prej bartësve në shumë procese të rëndësishme në të cilat kemi kaluar”, u shpreh Konjufca.

Ndërsa ish këshilltari i Hashim Thaçit, Ismajl Syla ndau disa momente të babait të ish presidentit.

“Gjatë veprimtarisë së Hashim Thaci si ilegal coftë si student pastaj më vonë edhe gjatë kohës kur ka jetuar jashtë edhe pastaj është kthyer brenda shpeshherë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi janë kthyer në odën e Hashi Thaçi në kohën kur është dashur të flejnë me rroba veshur dhe këpucë mbathur, dmth ai e ka ditur që këta djem janë duke u marrë më gjëra të rrezikshme”, tha ai.

Në të pame po vinin vazhdimisht një numër i madh i njerëzve.

As në këtë ditë nuk munguan fytyrat politike të partive të ndryshme në Kosovë, ku një e nga një po shkruanin në librin e kujtimeve për Haxhi Thaçin.

Ani pse Hashim Thaçit nuk ju lejua që të vjen në ceremoninë e varrimit të babait të tij, familjarët presin që ai të vjen pas gjithë ceremonisë tre ditore.

Ndër të tjera, të martën, ambasada amerikane e SHBA-së, ka shprehur ngushëllime për vdekjen Haxhi Thaçi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për sigurinë e platformës së rezultateve zgjedhore

Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde në Prizren, një tjetër në arrati

Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zyra e BE-së: Zgjedhjet të jenë të qeta, të drejta dhe gjithëpërfshirëse

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën