TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamasi konfirmon vdekjen e Sinwarit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Hamasi konfirmon vdekjen e Sinwarit

Khalil al-Hayya, udhëheqës i lartë politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka konfirmuar më 18 tetor vdekjen e liderit të grupit, Yahya Sinwar.

Përmes një deklarate televizive, Al-Hayyaa, përsëriti qëndrimin e Hamasit se nuk do të lirojë pengjet izraelite që u kapën gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit.

Ai tha se pengjet nuk do të lirohen derisa nuk arrihet një armëpushim për luftën në Gazë.

“Këta të burgosur nuk do t’iu kthehen derisa nuk do t’i jepet fund agresionit në Gazë dhe [ushtria izraelite] të tërhiqet nga Gaza”, tha ai.

Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit më 17 tetor.

Sinwar ishte zgjedhur udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran, shkruan REL.

Para se të merrte udhëheqjen e Hamasit, Sinwar kishte drejtuar krahun e armatosur të grupit.

Ndryshe, gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Tags: GazahamsiYahya Sinwar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Tahiri: Mos e shtyni konstituimin e Kuvendit, çdo vonesë dëmton Kosovën

Tahiri: Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit, gjithçka po lihet për fund

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Haxhiu: Fondet publike marrin kuptim kur shndërrohen në punë të dobishme dhe rezultate të prekshme

Haxhiu: Fondet publike marrin kuptim kur shndërrohen në punë të dobishme dhe rezultate të prekshme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy persona të dyshuar për kultivim të kanabisit

Jashari priti në takim komandantët nga Shqipëria e Kroacia, ushtrimet e përbashkëta temë diskutimi

Jashari priti në takim komandantët nga Shqipëria e Kroacia, ushtrimet e përbashkëta temë diskutimi

Trepça e Bashkimi synojnë Superkupën

Trepça e Bashkimi synojnë Superkupën

Fondi Saudit konfirmon 12 milionë € për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gati të financojë edhe një spital Pulmologjie

Fondi Saudit konfirmon 12 milionë € për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gati të financojë edhe një spital Pulmologjie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën