TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë këmbimin e pengjeve me të burgosur

by teve1
2 vjet ago
3
A A
Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë këmbimin e pengjeve me të burgosur

Hamasi më 8 shkurt ka liruar tri pengje izraelite dhe Izraeli pritet të lirojë 183 të burgosur që mban në burgje.

Ky është këmbimi i pestë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të brishtë në Rripin e Gazës në muajin janar.

Dhjetëra luftëtarë të armatosur të Hamasit formuan një kordon sigurie në një zonë në qytetin Deir el-Balah, me gjasë për të kontrolluar masën e mbledhur për të parë lirimin e pengjeve.

Në “Sheshin e pengjeve” në Tel Aviv qindra njerëz pritet që të mblidhen për të mirëpritur pengjet e liruara dhe aty është i vendosur një ekran i madh ku numërohen ditët, orët, minutat dhe sekondat që nga sulmi i paprecedent i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Pengjet që janë liruar janë Eli Sharabi, Or Levy dhe Ohad Ben Ami, raporton Radio Evropa e Lirë,

Sharabi, 55-vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Beri së bashku me gruan e tij dhe dy vajzat kur Hamasi nisi sulmin. Trupat e gruas dhe dy vajzave të tij më vonë u identifikuan.

Levy ishte rrëmbyer në festivalin e muzikës Nova, kur sulmuesit vranë gruan e tij dhe e rrëmbyen atë. Ndërkaq, Ben Ami, i cili ka shtetësi të Izraelit dhe Gjermanisë, ishte në robëri kur mbushi 56 vjeç.

Izraeli dhe Hamasi kanë kryer katër këmbime, kur janë liruar 18 pengje në këmbim të afër 600 personave, kryesisht të burgosur palestinezë që u liruan nga burgjet izraelite.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, synon lirimin e 33 pengjeve gjatë fazës së parë 42-ditore të marrëveshjes.

Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit pritet të nisin të hënën, por ende nuk dihen detaje për bisedimet.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se pas këtij këmbimi, një delegacion izraelit do të niset për në Doha për negociata të mëtejme për armëpushimin.

Në fazën e dytë synohet lirimi i më shumë pengjeve dhe hapja e rrugës për përfundimin e përhershëm të luftës, që nisi më 7 tetor 2023.

Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë dhe enklava ka pësuar dëme të mëdha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

Kosova tenton t’i “rrëmbejë” Shqipërisë, talentin e sulmit, Enis Rexhepi

Kosova tenton t’i “rrëmbejë” Shqipërisë, talentin e sulmit, Enis Rexhepi

Hamza: PDK-ja nuk ka më arsye të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese

Hamza: PDK-ja nuk ka më arsye të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese

Haxhiu ndërpret seancën konstituive

Haxhiu ndërpret seancën konstituive

Vlora Çitaku propozohet nga PDK për nënkryetare të kuvendit

Çitaku përsëri nuk merr votat për nënkryetare

PDK-ja braktis sallën, VV-ja nuk e voton Vlora Çitakun për nënkryetare

PDK-ja braktis sallën, VV-ja nuk e voton Vlora Çitakun për nënkryetare

Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Refuzohet dorëheqja e trajnerit të Fenerbahçes

Refuzohet dorëheqja e trajnerit të Fenerbahçes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën