TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Haliti: Rrëmbimi i policëve është bërë me urdhër të Vuçiqit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Haliti: Është një tendencë shumë e madhe e të rinjve të ikin prej Kosovës

Deputeti i Pasrtisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur së fundmi për situatën në veri të vendit, me ç’rast ka thënë se atje janë krijuar tri grupe që nuk janë të koordinuara me njëra-tjetrën, por të koordinuara me një qendër, “e cila është krijuar në qendër operative që është krijuar dhe funksionon në Kralevë”.

Ai ka thënë se të gjitha komunikimet i bëjnë me këtë qendër, e cila u jep urdhra dhe i këshillon se çfarë duhet të bëjnë.

Reklamë

Ndërsa, për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, Haliti është shprehur se ata janë goditur përmes një lloj arme paralizuese, të cilën e përdorin shërbimet ruse dhe izraelite në luftë kundër terrorizmit. Sipas tij, rrëmbimi i policëve të Kosovës është bërë me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Dhe kjo armë është shumë e rrezikshme edhe për jetën e njeriut. Pra, kjo armë është përdorur kundër policëve të Kosovës dhe pastaj janë marrë dhe janë dërguar, ku janë dërguar atje në Serbi dhe janë dhënë aso lloj injeksionesh me qëllim që të mos kenë pasoja që pastaj të krijohen probleme të tjera dhe më të mëdha për qeverinë serbe. Pra, duke krijuar një qendër, një qendër operative në Kralevë, duke përdor nga njësia speciale Kobra, e cila është e komanduar vetëm nga Vuçiqi dhe nga ministri brendshëm, atëherë vetëvetiu është e kuptueshme se kjo është bërë me urdhër të Vuçiqit”, ka thënë Haliti mbrëmë në Rtsh.

Ai ka apeluar që institucionet ndërkombëtare dhe mjekësia ligjore e ndërkombëtarëve të shkojnë dhe t’i vizitojnë policët e arrestuar në burg ose në spitalin e burgut apo kudo që janë, në mënyrë që të konstatohet gjendja shëndetësore e tyre. Kjo për shkak siç ka thënë ai, të përdorimit të armës që është shumë e rrezikshme.

Duke folur për situatën në veri, deputeti i PDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti me “veprimet e tij të pamatura e ka hequr sistemin shtetëror që ka qenë në veri”.

Ai ka thënë se Kurti e ka të domosdoshme që nëse nuk ka vendosur në variantin nuk e bëj me paqe Asociacionin, “atëherë vetvetiu po shkon drejt asaj që situata të agravohet dhe të vendosen ndoshta, s’po them sanksione po të rivendoset administrata e UNMIK-ut në veri dhe të vendoset ai pushteti që po e quajmë ne Asociacion, ndoshta më keq se Asociacioni”.

Haliti është shprehur se Asociacioni nuk është përgjegjësi, nëse Kurti nuk dëshiron ta marrë këtë barrë.

“Asociacioni është nënshkruar në Bruksel, është nënshkruar nga kryeministrat e Kosovës dhe z.Kurti është zotuar me zabuar këtë marrëveshje të Brukselit në Ohër”, ka shtuar tutje ai.

Situata në tri komunat në veri të vendit është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

Qeveria e Kosovës është kritikuar lidhur me veprimet në veri të vendit.

Të martën (13 qershor), është raportuar se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Ndërsa, të mërkurën (14 qershor) Bashkimi Evropian ka deklaruar se kanë vendosur të ndërmarrin masa ndaj Kosovës, por që të njëjtat nuk janë sanksione.

Të mërkurën (14 qershor) tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe dje (17 qershor) i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në veri nga forcat serbe.

Ndërkohë, dje (16 qershor) në Leposaviq janë sulmuar ekipet e mediave. Policia ka informuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individë dhe grupe kriminale janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale 9 gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës dhe është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë. “Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur nga PK./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Spahiu: Abdixhiku po bën politikë të “strucit”

Spahiu: Nëse Vetëvendosje ka bllokuar zgjedhjen e kryetarit, ish-opozita po e bllokon nënkryetarin nga komuniteti serb

Spahiu: Nëse Vetëvendosje ka bllokuar zgjedhjen e kryetarit, ish-opozita po e bllokon nënkryetarin nga komuniteti serb

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Serbja e dyshuar për spiunazh i dërgonte mesazhe edhe njërit nga të arrestuarit për sulmin në Banjskë

Publikimi kundër UÇK-së, a kanë përgjegjësi deputetët që votuan Bashën – diskutimi i analistëve

Publikimi kundër UÇK-së, a kanë përgjegjësi deputetët që votuan Bashën – diskutimi i analistëve

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Spahiu: Abdixhiku po bën politikë të “strucit”

Spahiu: Nëse Vetëvendosje ka bllokuar zgjedhjen e kryetarit, ish-opozita po e bllokon nënkryetarin nga komuniteti serb

Spahiu: Nëse Vetëvendosje ka bllokuar zgjedhjen e kryetarit, ish-opozita po e bllokon nënkryetarin nga komuniteti serb

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Serbja e dyshuar për spiunazh i dërgonte mesazhe edhe njërit nga të arrestuarit për sulmin në Banjskë

“InfoNata” 28.08.2025

“InfoNata” 28.08.2025

Publikimi kundër UÇK-së, a kanë përgjegjësi deputetët që votuan Bashën – diskutimi i analistëve

Publikimi kundër UÇK-së, a kanë përgjegjësi deputetët që votuan Bashën – diskutimi i analistëve

Qeveria reagon pas letrës Zyrës së BE- së për “ndërprerjen e takimeve përkohësisht me kryeministrin në detyrë”

Qeveria reagon pas letrës Zyrës së BE- së për “ndërprerjen e takimeve përkohësisht me kryeministrin në detyrë”

Dinamo City eliminohet nga Jagiellonia

Dinamo City eliminohet nga Jagiellonia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X