TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haliti: Fitorja e Lladrovcit s’më befasoi, humbës janë PDK-ja dhe Hajdari

by teve1
7 muaj ago
2
A A
Haliti: Fitorja e Lladrovcit s’më befasoi, humbës janë PDK-ja dhe Hajdari

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës nuk është shprehur i befasuar me fitoren e Ramiz Lladrovcit në Drenas në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haliti ka theksuar se, edhe pse Lladrovci ka garuar me një subjekt tjetër politik, ai vazhdon të jetë pjesë e PDK-së, pasi sipas tij, në çdo parti liberale lejohen fraksionet.

“Ramiz Lladrovci është në PDK. Ne jemi parti liberale dhe, në kuadër të partive liberale, fraksionet janë të lejuara kudo. Nëse Ramizi nuk është pajtuar që të mos garojë, ka krijuar një mekanizëm të tij përmes të cilit ka hyrë në garë. Ai nuk ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura, duke qenë kryetar i Drenasit, dhe unë kam thënë se, në të gjitha partitë serioze në botë, kur vendosin organet e partisë, ato vendime duhet të zbatohen. Kam menduar se do ta ketë të vështirë të fitojë, jo pse nuk kam dashur që të fitojë Ramizi, por nuk u befasova me fitoren e tij, sepse fushata për të ka qenë shumë e madhe, si në media ashtu edhe kudo dhe gjithë ajo mbështetje për të ka rezultuar me fitore”, ka deklaruar ai.

Sipas Halitit, humbës në Drenas janë kryesia e PDK-së dhe kandidati i tyre për kryetar të kësaj komune, Petrit Hajdari, pasi siç tha ai ‘nuk i kanë llogaritur mirë gjërat’.

“Humbës janë Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryetar në Drenas, Petrit Hajdari. Pra, këta kanë humbur nga Ramizi. Nuk besoj se duhet të kenë ndonjë përgjegjësi, sepse edhe ata janë përpjekur ta mundin Ramizin. Të gjithë ata që morën pjesë në garë nuk ia kanë arritur, dhe tani rezultati është ky. Kryesia Qendrore e PDK-së, natyrisht, nuk i ka llogaritur gjërat mirë. Tani, se në çfarë rrethanash është marrë vendimi, kush ka qenë iniciator dhe kush ka insistuar për ta larguar Ramizin nga kandidatura për këtë ka shumë për të diskutuar. Ata e dinë më mirë pse e kanë marrë atë vendim, edhe Ramizi e di më mirë se ata dhe se unë. Nuk besoj se ai do të heshtë”, ka theksuar Haliti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident mes dy veturave në rrugën Gjakovë–Prizren, lëndohen dy persona

Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit për aeroportin e Vlorës,  reagon “2A Group”

Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit për aeroportin e Vlorës, reagon “2A Group”

​AKK dërgon rregulloren në Kushtetuese, Latifi: Qeveria shkeli Kushtetutën, preken kompetencat e komunave

​AKK dërgon rregulloren në Kushtetuese, Latifi: Qeveria shkeli Kushtetutën, preken kompetencat e komunave

I ngrihet aktakuzë një personi për falsifikim të 105 mijë eurove

I ngrihet aktakuzë një personi për falsifikim të 105 mijë eurove

Ditari: 28.05.2026

Ditari: 28.05.2026

16 nxënëse humbin jetën nga zjarri që shpërtheu në një konvikt vajzash në Kenia

16 nxënëse humbin jetën nga zjarri që shpërtheu në një konvikt vajzash në Kenia

Matoshi e Imeri mund të përfundojnë në Bundesligë

Matoshi e Imeri mund të përfundojnë në Bundesligë

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident mes dy veturave në rrugën Gjakovë–Prizren, lëndohen dy persona

Allegri, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit

Allegri, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit

Shqipëria dhe Holanda forcojnë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar

Shqipëria dhe Holanda forcojnë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar

Ernest Muçi tregon arsyen se pse mungon në miqësore: Më vjen keq!

Ernest Muçi tregon arsyen se pse mungon në miqësore: Më vjen keq!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën