TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”

by Tëvë1
1 javë ago
3
A A
Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”

Ish-kandidati për deputet nga LDK, Naim Hajra, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Hajra ka thënë se vendimet brenda LDK-së nuk duhet të merren në mënyrë arbitrare dhe pa debat të brendshëm.

“Kushdo që e mendon që vendimet në LDK duhet të merren të padiskutueshme, arbitrare, të pashtershme, në kuptimin e debatit të brendshëm, mendoj që nuk e njeh LDK-në mirë. Sepse është në natyrën e LDK-së, siç themi, mos të ketë unanimitet arbitrar në raport me vendimet politike. Edhe vlen të diskutohet se si është proklamuar, por dua të them se është vlerë në LDK që vendimet e tilla të diskutohen”, ka thënë Hajra.

Sipas tij, LDK-ja nuk është parti ku deputetët dhe strukturat e saj votojnë automatikisht pas vendimeve të marra në takime.

“Nuk është LDK-ja prej atyre partive që kur mblidhen në një sallë takimesh, logjikën e dorëzojnë te dera dhe hyjnë pastaj thjesht votojnë. Është parti që debatin, dhe mendoj që është shumë me rëndësi në rrethanat e Kosovës, sidomos me e proklamu këtë”, u shpreh ai.

Hajra ka folur edhe për marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për kandidaturën e Bekim Sejdiut, duke e cilësuar atë si një zotim publik të LDK-së.

“E para, nëse ne e konsiderojmë një marrëveshje, është lapsus linguae, sepse kjo ishte një zotim publik i LDK-së. Para disa ditësh ose javësh kishte një përpjekje që të arrihej një marrëveshje politike në mes LVV-së dhe LDK-së, e cila nuk u arrit për shkak se z. Kurti e kishte zhvlerësuar. Ku edhe kundër këtij fakti, LDK-ja kishte dashur të vetëofrohet, mos me e lënë vendin me shku në zgjedhje edhe me zgjedh presidentin”, ka deklaruar Hajra.

Ai ka argumentuar se situata aktuale, sipas tij, nuk mund të konsiderohet më si një marrëveshje politike mes dy partive, pasi LDK-ja nuk ka përfituar asgjë në këmbim.

“Kjo më nuk është marrëveshje politike, sepse LDK-ja nuk merr më asgjë në këmbim”, ka thënë Hajra.

Deklaratat e tij vijnë pas qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta mbështesin Bekim Sejdiun për president, duke e bërë më të pasigurt sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe duke rritur mundësinë e një situate të re politike në vend.

Tags: Kendi i debatitLDKnaim hajraTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën