TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hajnat vjedhin para dhe vulën e Shoqatës së Pensionistëve

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Hajnat vjedhin para dhe vulën e Shoqatës së Pensionistëve

Zyrat e Shoqatës së Pensionistëve Invalidor të Punës, janë plaçkitur gjatë natës së kaluar. Aty përveç të hollave, janë vjedhur edhe dokumente dhe vula e kësaj shoqate.

Kështu ka bërë të ditur Muhamet Qyqalla, drejtor i shoqatës së pensionistëve të invalidëve të punës në Komunën e Prishtinës.

“Më kanë thirrur në ora 13:00, dhe kur kam ardhur pash që e kanë thyer zyrën. Hajnat kanë plaçkitur dhe kanë marrë gjithçka që ne kemi pasur me vlerë. Kur i kam parë, jam befasuar… Nuk e di se si ka mundur të ndodhë kjo… Nuk ka sigurim këtu, veç ditën se natën nuk ka asgjë. Sipas dëshmitarëve, diku nga mesi i natës është thyer, por nuk di më shumë”, thotë ai.

“Kanë hyrë për të vjedhur diçka, por pensionistët invalidor ku ka hyrë shtresa më e ulët që është, ku nuk ka se nga të shkojë më ulët dhe poshtë, kanë ardhur të marrin diçka, por çfarë ka qenë, kanë qenë disa të holla dhe mjete të anëtarësisë dhe asgjë nuk ka pasur, asnjë burim tjetër. Nuk e di se çfarë “fytyre” kanë pasur që të vijnë këtu… Dokumentet kanë qenë me vlerë për shoqatën, vetëm për shoqatën, kemi pasur disa projekte dhe të dhëna, edhe vulën e kanë marrë, që është me rëndësi. Vulën e organizatës, për invalidët e Kosovës e kanë marrë dhe unë nuk e di se çfarë iu duhet vula”, u shpreh Qyqalla.

Ai shtoi se janë të habitur se si ndodhin vjedhje edhe ndaj pensionistëve.

“Ka ardhë kryetari dhe i ka parë zyret këtu dhe janë befasuar dhe janë ndjerë të zhgënjyer se si kanë arritur të vijnë në këtë gjendje, sesi te pensionistët invalidor të ndodhi kjo, askund tjetër në botë nuk ndodh kjo, vetëm te ne në Kosovë”, shtoi ai.

E drejtori i organizatës së pensionistëve invalidor të Kosovës, Ramush Asllani, tha se 300-400 euro ka qenë vlera e dëmit material, duke shpresuar se organet e hetimit, do ta zbardhin rastin.

“Ditën e sotme ka ndodhur një plaçkitje e arkës së ujësjellësit dhe zyrave tona, një demulim. Në arkën tonë kemi pasur një sasi të vogël të mjeteve, 300-400 euro, ato i kanë marrë dhe dokumentacionet i kanë shpërndarë gjatë bastisjes. Jemi të informuar që nga ora tetë (e mëngjesit), që kjo ka ndodhur dhe tani e tutje Policia e kanë marrë dhe organet e rendit hetimet dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha Asllani.

E pensionisti Shyqri Balaj, i cili çdo ditë është viziton shoqatën ku edhe takohet me pensionistë të tjerë, tha se janë thyer dy dyer për të hyrë aty, raporton KP.

“Kjo lloj bastisje, lloj thyerje është veç “një far vagabondizmi”, sepse asgjë nuk ka pasur aty. Pak diçka të holla ndoshta ka pasur… Çfarë miri, keq shumë është bërë. Ne edhe nuk kemi të ardhura nga asgjë, që të na ndihmojë askush dhe këtë na kanë bërë… Është bërë shumë keq, mirëpo unë nuk e di se përse të hyjnë aty, veç “vagabondat”, e bëjnë këtë punë. E kanë thyer me forcë, dy dyer i kanë dëmtuar”, tha ai.

Tags: Muhamet QyqallaShoqata e Pensionistëvevjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Arsimi dhe shëndetësia, prioritetet kryesore për mandatin tim në Fushë-Kosovë

Osmani: Arsimi dhe shëndetësia, prioritetet kryesore për mandatin tim në Fushë-Kosovë

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

Apeli e lë në paraburgim Igor Popoviqin

Apeli e lë në paraburgim Igor Popoviqin

Osmani: Arsimi dhe shëndetësia, prioritetet kryesore për mandatin tim në Fushë-Kosovë

Osmani: Arsimi dhe shëndetësia, prioritetet kryesore për mandatin tim në Fushë-Kosovë

“Një moment që s’duhet humbur”: Ministrat izraelitë bëjnë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor

“Një moment që s’duhet humbur”: Ministrat izraelitë bëjnë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor

OKB-ja do të votojë për një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Forcat izraelite vrasin të paktën 69 persona në Gaza ndërsa prisnin për ndihma

Diplomati më i lartë francez i cilëson pikat e ndihmës në Gaza si “skandaloze dhe të turpshme”

Diplomati më i lartë francez i cilëson pikat e ndihmës në Gaza si “skandaloze dhe të turpshme”

Emisioni “Ditari” 31.07.2025

Emisioni “Ditari” 31.07.2025

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj Autoritetit Palestinez

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj Autoritetit Palestinez

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X