TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hajdari: Investimet e huaja po vijnë në sektorë të ndryshëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hajdari: Kemi vërejtur rritje të paarsyeshme të çmimeve

Mbi 1800 biznese të huaja janë regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve nga viti 2021 deri në fund të vitit të kaluar, ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Hajdari ka thënë se investimet e huaja kanë investuar në sektorë të ndryshëm, me theks të veçantë në prodhimtari dhe në përpunim.

Hajdari ka thënë se bizneset e huaja janë të interesuar ta shfrytëzojnë potencialin gjeografik të Kosovës dhe sistemin e favorshëm tatimor.

“Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), kemi të regjistruar nga viti 2021 deri në fund të vitit 2022, janë afër 1873 biznese të huaja, pra me origjinë të vendeve të huaja të regjistruara në Kosovë, në sektorë të ndryshëm, ku përfshihet edhe numri i 150 bizneseve konkretisht në sektorin industrial prodhim, dhe sektorë të tjerë që e përfshijnë fushat e veprimtarive të ndryshme”, ka thënë Hajdari.

“Është e rëndësishme të përmendet rritja e investimeve në sektorë industrial të ndryshëm, në prodhimtari dhe në përpunim, ku Kosova kuptohet si një vend me potencial me afër bregut ku shumë biznese kanë probleme me tregti në vendet e largëta dhe tani për bizneset sidomos nga Evropa është e rëndësisë së lartë për ta shfrytëzuar potencialin gjeografik, potencialin e resurseve njëri, sistemin tatimor të favorshëm, ligjet që janë në harmoni me Bashkimin Evropian, por edhe infrastrukturën e Kosovës”, ka thënë tutje ajo.

Investime tjera, Hajdari thotë se pret pas miratimit të Ligjit për Investime Strategjike, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Këtë rast unë pres edhe më shumë investime tash me Ligjin e ri për Investime, pra me politikën industriale, Ligjin për Parqe Industriale e ku do të ketë një trajtim më të barabartë, më thjeshtësim të procedurave dhe me lehtësira për të bërë biznes në Kosovë”, u shpreh ajo.

Lehtësirë tjetër sipas Hajdarit, është edhe miratimi i Ligjit për Parqet Industriale, e cila sipas saj e trajton investitorin e huaj si të barabartë me atë të Kosovës.

“Ne veçse kemi kontakte me bizneset nga Evropa që po na kontaktojnë, por që janë të sfiduar me marrjen e tokës, sepse duhet që procedurat të kryhen nga komunat. Pra tash Ligji për Parqet Industriale do ta lehtësojë investitorin që të ketë edhe negocimin direkt me Qeverinë kur është partner strategjik por do të ketë mundësinë tjetër që Ligji për Parqet Industriale që biznesi që vendoset në Kosovë të trajtohet barabartë qoftë partnerë i huaj apo vendor, dhe ta deklarojë si hipotekë fabrikën në të cilën e ndërton në zonën industriale, pra jo të mbetet si koleteral i pashfrytëzuar sa i përket marrjes së fondeve shtesë”, ka thënë ajo.

Krahas sektorit në prodhimtari e në përpunim, Hajdari thotë se bizneset e huaja janë të interesuara të investojnë edhe në fushën e energjisë së ripërtrishme dhe të shërbimeve.

“Kryesisht që vijnë në Ministrinë tonë, janë në fushën e energjisë së ripërtrishme, janë në fushën e prodhimit dhe përpunimit, por edhe në fushën e shërbimeve.

Vlen të përmendet prodhimi i përpunimit të industrisë së metaleve, që është në interes të lartë nga bizneset evropiane që të vendosën në Kosovë”, u shpreh Hajdari, teksa përmendi edhe investimin potencial të Kompanisë “Munda”, e cila merret me zhvillimin dhe prodhimin e tapicerive dhe tekstileve për industrinë e automobileve. Tha se kjo e fundit është regjistruar tashmë edhe në ARBK.

“Prodhimet mekanike, inxhinierike, pastaj janë prodhimet e automobilave që po vijnë në Kosovë. E kemi kompaninë e fundit të regjistruar në ARBK ‘Munda’, e cila do të fillojë me tekstilin e sistemit LED për automobilat që prodhohen në Japoni apo në Kinë”, thotë Hajdari./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

Ky është çmimi i naftës për sot

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut: Vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor dhe dëbimi i rreth 20 mijë civilëve

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut: Vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor dhe dëbimi i rreth 20 mijë civilëve

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pamje

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pamje

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, shqyrtohet përbërja e KKZ-ve dhe plani informues për zgjedhjet lokale

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga ora 11:00

Bie çmimi global i naftës

Ky është çmimi i naftës për sot

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut: Vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor dhe dëbimi i rreth 20 mijë civilëve

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut: Vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor dhe dëbimi i rreth 20 mijë civilëve

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pamje

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pamje

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, shqyrtohet përbërja e KKZ-ve dhe plani informues për zgjedhjet lokale

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga ora 11:00

LDK-ja mban sot tubimin përmbyllës të fushatës

LDK-ja mban sot tubimin përmbyllës të fushatës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Ferizaj, nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar shqetësime në rrugë

Ngjarje e rëndë në Shëngjin: Pesë të rinj u morën nga dallgët, dyshohet për viktima

Sot varrosen dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën tragjikisht në Shëngjin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën