Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Rasti ka ndodhur të dielën në Prizren.
Sipas policisë, lidhur me rastin pas procedurave policore është njoftuar edhe prokurori dhe rasti po procedohet në procedurë të rregullt.
“Prizren / 28.04.2024 – 00:10. Viktima femër kosovare ka raportua se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Lidhur me rastin pas procedurave policore në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/