Atletja kosovare, Gresa Bakraqi, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që u mbajt në Volos.
Bakraqi u ngjit në podium pas një paraqitjeje shumë të mirë, duke e përfunduar garën me kohën 9 minuta e 37.26 sekonda.
Ky është një tjetër rezultat i shkëlqyer për atletikën kosovare, ndërsa suksesi i saj vjen si dëshmi e punës dhe përkushtimit në arenën ballkanike.




