TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjyqtari amerikan thotë se veteranët e UÇK-së duhet të lirohen me kusht derisa të fillojë gjykimi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gjyqtari amerikan thotë se veteranët e UÇK-së duhet të lirohen me kusht derisa të fillojë gjykimi

Pineles thotë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të mendojnë se kjo Gjykatë është e njëanshme, sepse në të po gjykohen vetëm ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo pala serbe.

Sipas tij, nga kjo situatë po synon të përfitoj shteti serb, sepse po tenton të krijoj një narrativë false për luftën e fundit në Kosovë.

“Fillimisht, duhet thënë se Gjykata në Hagë është e përbërë krejtësisht me ndërkombëtarë dhe nuk ka as edhe një kosovar aty, prandaj është normale që në Kosovë të shprehen të shqetësuar për ketë çështje. Problemi tjetër është se nga kjo Gjykatë po gjykohen vetëm ish-krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo pala tjetër e cila ka qenë e përfshirë në konflikt. Është e kuptueshme që njerëzit mendojnë se kjo Gjykatë është e njëanshme për mënyrën se si ka funksionuar. Në anën tjetër shoh që Serbia është shumë entuziaste për Gjykatën Speciale, sepse i ndihmon që të krijojnë narrativen e tyre për luftën e fundit në Kosovë. Një narrativë të rreme për mendimin tim”, u shpreh Pineles.

Ish-gjykatësi i misionit te EULEX-it në Kosovë, thotë se duhet të shqyrtohet kërkesa për lirimin me kusht te HashimThaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve të cilët mbahen qe më shumë se dy vjet në paraburgim.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët kanë më shumë se dy vjet që po mbahen ne paraburgim dhe tani pyetja shtrohet- Pse? Duhet të shqyrtohet seriozisht kërkesa e tyre për t’u liruar deri sa te filloj gjykimi për ta. Ata nuk mund të qëndrojnë aty duke mbledhur pluhur derisa të mblidhen të gjitha dëshmitë kundër tyre. Duhet të lirohen, por natyrisht nën mbikëqyrje të rreptë ku nuk mund të ndikojnë në punën e Gjykatës Speciale”, tha ai.

Megjithatë, Pineles mendon se për Kosovën do të ishte më e rëndë në rast se kjo Gjykatë do të formohej përmes Kombeve të Bashkuara, për shkak të ndikimit që mund të kishin Kina dhe Rusia.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

​Konstituimi i Kuvendit, Gashi: Të ulen kryetarët e partive dhe të merren vesh për një zgjidhje

​Dështimi për ta shkarkuar Abdixhikun, a ka hatërmbetje në LDK?

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Aleanca i përgjigjet Haxhiut: Nuk jeni Presidente e zgjedhur, po kërkoni alibi për ta çuar vendin në zgjedhje

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

​Konstituimi i Kuvendit, Gashi: Të ulen kryetarët e partive dhe të merren vesh për një zgjidhje

​Dështimi për ta shkarkuar Abdixhikun, a ka hatërmbetje në LDK?

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Aleanca i përgjigjet Haxhiut: Nuk jeni Presidente e zgjedhur, po kërkoni alibi për ta çuar vendin në zgjedhje

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj një personi për kanosje

​Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

​Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën