Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se është refuzuar kërkesa nga Gjykata Themelore në Prishtinë për padi ndaj ZRrE-së e cila ishte bërë nga grupi i qytetarëve “Asnjë cent më shumë” të cilit kishin organizuar edhe protesta për të kundërshtuar vendimin për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Bajraktari ka thënë se pas refuzimit nga Gjykata Themelore do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit
“Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!”, ka shkruar Bajraktari në Facebook.
Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” më 2 maj ka dorëzuar padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Dorëzohet padia ndaj ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike