TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dorëzohet padia ndaj ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

nga tëvë1
2 Maj, 2025
1
A A
Dorëzohet padia ndaj ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka dorëzuar sot edhe zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Padia lidhet me vendimin e ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike prej 16.1 për qind, të cilin vendim grupi e cilëson si të padrejtë dhe në dëm të qytetarëve.

Qytetarët e Kosovës do të paguajnë 16.1% më shumë për energjinë elektrike nga data 1 maj, pasi ZRRE vendosi ngritjen më 16 prill, pavarësisht reagimeve dhe protestave të qytetarëve/

Avokati Ardian Bajraktari, tha se përmes kësaj padie kërkojnë anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave të energjisë. Ai theksoi se ka shkelje të shumta ligjore dhe se është vendim i natyrës diskriminuese.

Tutje Bajraktari shtoi se përveç padisë kanë bërë edhe propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit “si masë për sigurimin e padisë për faktin se jemi të bindur se plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 100 të ligjit për konflikt administrative”.

“Ne sa po kemi dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përmes së cilës kërkojmë anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, sa i përket çështjes së shtrenjtimit të energjisë elektrike për qytetarët e vendit prej 16.1 për qind. Siç kemi thënë edhe në prononcimet paraprake vendimi është marrë në bindjen në tonë në shkelje të shumta ligjore. Është vendim i natyrës diskriminuese, është marrë në shkelje të të gjitha ligjeve për procedurën e përgjithshme administrative, po ashtu edhe për Ligjin e rregullatorit të energjisë, dhe në rrjedhë të kësaj ne jemi përpjek me argumentuar para gjykatës se një vendim i tillë duhet të anulohet dhe procesi të kthehet në pikën zero. Po ashtu vlen të theksohet se krahas padisë ne kemi edhe propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit si masë për sigurimin e padisë për faktin se jemi të bindur se plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 100 të ligjit për konflikt administrative, për faktin se një vendim i tillë është me pasoja zinxhirore dhe të pariparueshme për palët rrjedhimisht për qytetarët”, tha ai.

Ndërsa Ali Sefaj, nga Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë”, tha se kanë besim në institucionet e drejtësisë, në provat dhe dëshmitë që i kanë ofruar se gjykata do të vendos konform kërkesave të tyre. Sefaj shtoi se presin që pasi të konstituohet Kuvendi të shkarkoj këtë bord dhe të emëroj një bord të ri.

“Ne sot ju kemi drejtuar gjykatës për arsye së është institucioni i radhës ku ne do të atakojmë këtë vendim. Ne besojmë në institucionet tona të drejtësisë, ne besojmë se kemi sistem të mirëfilltë të drejtësisë dhe kredibil. Ne besojmë në provat dëshmitë që i kemi ofruar që gjykatat do të vendos konform kërkesave tona, dhe këtë vendim të marrëzisë do u a lejnë në sirtarë të pa zbatueshëm e që pastaj organet tona, që presim të konstituohet kuvendi i republikës së Kosovës, ta shkarkoj këtë bord të ZRE, të emëroj një bord të ri, ta anuloj këtë vendim”, tha ai.

Për këtë vendim ka pasur reagime të shumta nga qytetarët, bizneset dhe subjektet politike, madje pati edhe protesta.

Por, shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk do të zbatohet në katër komunat veriore, pasi furnizimi dhe faturimi bëhet nga kompania serbe Elektrosever, e licencuar në vitin 2022 në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

ZRRE-ja ka sqaruar se nuk përcakton tarifat për Elektrosever, pasi kjo kompani operon në bazë të një marrëveshjeje të veçantë dhe ka autonomi në caktimin e çmimeve për konsumatorët që i furnizon./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani: Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës

Osmani: Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Drita blindon Juan Camilo Mesan me kontratë të re

Drita blindon Juan Camilo Mesan me kontratë të re

Plot 25 vite në klub, Shpëtim Idrizi largohet nga Trepça ‘89

Plot 25 vite në klub, Shpëtim Idrizi largohet nga Trepça ‘89

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X