TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Supreme vendos se nuk do të ketë rivotim në Mitrovicë

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kërkonte përsëritjen e votimit të balotazhit për kryetar të Mitrovicës.

Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së PDK-së që pretendonte parregullsi në fletëvotime, përfshirë përzierjen e klasave dhe problemet me shfaqjen e numrit serik në to.

PDK-ja kishte kërkuar nga autoritetet zgjedhore që të urdhëronin rivotimin në këtë komunë, duke argumentuar se këto parregullsi mund të kishin ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte hedhur poshtë kërkesën e PDK-së më 14 nëntor, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme që të dëshmonin shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Pas këtij vendimi, PDK-ja paraqiti ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të urdhërohej për përsëritjen e procesit zgjedhor.

Në njoftimin e Supremes, thuhet se kjo instancë ka vlerësuar qëndrimin e PZAP-së si të drejtë dhe të bazuar, duke refuzuar ankesën e PDK-së.

Sipas Gjykatës Supreme, asnjë nga pretendimet e PDK-së nuk u vërtetua dhe nuk ka pasur shkelje të natyrës që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin e tij.

Në përfundim, Gjykata Supreme konstaton se dëshmitë e paraqitura nga PDK-ja nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar bindjen se ishte e nevojshme një përsëritje e procesit zgjedhor, duke përfunduar se nuk ka bazë ligjore për urdhërimin e rivotimit në Mitrovicë./teve1.info/

Tags: Gjykata SupremepdkPZAP
ShareTweet

Postime të ngjashme

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

​Moti sot

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

​Moti sot

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën