TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ndalon votimin e bashkatdhetarëve në qendra të identifikuara jashtë përfaqësive diplomatike.

Në vendimin e publikuar të martën, Gjykata Supreme ka konfirmuar se vendimi i PZAP-së i datës 30 nëntor 2025 mbetet në fuqi.

“PZAP, me vendimin ZP.Anr.3/2025 të datës 30.11.2025, ka pranuar si të bazuar ankesën ZP.A.nr.3/2025 e parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe ka ndryshuar vendimin Nr.01/3438-2025 të KQZ-së, sa i përket Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve si dhe listës së qendrave të votimit, ashtu që qendrat e votimit të jenë vetëm përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Gjykata Supreme ka theksuar se pas shqyrtimit të dokumentacionit ka ardhur në përfundim se ankesa e LVV-së është e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së është “i drejtë dhe i ligjshëm”.

“Lejimi i qendrave të votimit vetëm brenda hapësirave të përfaqësive diplomatike është masë mbrojtëse për të siguruar integritetin e votës dhe kjo nuk paraqet pengesë në ushtrimin efektiv të të drejtës së votës së shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë territorit të Kosovës”, thekson Gjykata Supreme.

Tutje, në komunikatë potencohet se:

“Republika e Kosovës iu ka garantuar të drejtën e votës edhe shtetasve që jetojnë jashtë vendit, mirëpo ka përcaktuar edhe kushtet ligjore për ushtrimin e kësaj të drejte”.

Lëvizja Vetëvendosje më 3 dhjetor 2025 kishte dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar vendimin e PZAP-së që votimi jashtë vendit të zhvillohet vetëm në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Me vendimin e sotëm, të gjitha qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 do të jenë të kufizuara vetëm brenda hapësirave të ambasadave dhe konsullatave të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën