TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjukanoviqi shpall kandidaturën për një mandat të tretë si president i Malit të Zi

nga tëvë1
25 Shkurt, 2023
0
A A
Gjukanoviq për Demarkacionin: Kjo çështje mund të konsiderohet si problematike, vetëm për dikë që dëshiron të kryej probleme

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpalli të shtunën zyrtarisht kandidaturën për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm. Ai ka mbajtur poste të larta politike për 30 vitet e fundit.

Zgjedhjet e 19 marsit do të mbahen ndërsa vendi është përfshirë nga një ngërç politik njëvjeçar me dy vota mosbesimi për dy qeveri dhe mosmarrëveshje midis ligjvënësve dhe zotit Gjukanoviq për emërimin e një kryeministri të ri të emëruar.

Relievi politik në Mal të Zi është ndarë prej kohësh në forca pro-malazeze, ku bën pjesë Partia Demokratike e Socialistëve e zotit Gjukanoviq dhe ato pro-serbe dhe pro-ruse.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Mal të Zi, por një fitore e zotit Gjukanoviqit mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve presidenciale sepse ai ka refuzuar deri tani kandidatët e propozuar për postin e kryeministrit.

“Po hyj në garën zgjedhore me synimin për të fituar shpejt dhe bindshëm,” tha Gjukanoviq të shtunën ndërsa paraqiti kandidaturën e tij pranë autoriteteve zgjedhore.

“Mali i Zi është plotësisht i paralizuar për të bërë përpara në rrugën evropiane dhe kjo agoni duhet të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur,” tha presidenti Gjukanoviq, i cili e udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga bashkimi Serbi-Mali i Zi në 2006, siguroi anëtarësimin në NATO dhe e vendosi atë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kundërshtarët akuzojnë zotin Gjukanoviq dhe partinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza që zoti Gjukanoviq dhe partia e tij i mohojnë.

Komisioni shtetëror zgjedhor ka miratuar tashmë dy kandidatë të tjerë presidencialë – Andrija Mandiq nga partia etnike serbe Demokracia e Re Serbe dhe Draginja Vuksanovic Stankoviq i Partisë Social-Demokratike./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtria izraelite rrëmben vullnetarët e anijes “Madleen” që dërgonte ndihma për Gazën

Ushtria izraelite rrëmben vullnetarët e anijes “Madleen” që dërgonte ndihma për Gazën

Tërmet në Kolumbi

Tërmet në Kolumbi

Trupat e Gardës Kombëtare kanë arritur në Los Angeles

Trupat e Gardës Kombëtare kanë arritur në Los Angeles

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

Vazhdon sot gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Vazhdon sot gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Ushtria izraelite rrëmben vullnetarët e anijes “Madleen” që dërgonte ndihma për Gazën

Ushtria izraelite rrëmben vullnetarët e anijes “Madleen” që dërgonte ndihma për Gazën

Dezinsektimi në kryeqytet pritet të nis pas 10 ditësh

Dezinsektimi në kryeqytet pritet të nis pas 10 ditësh

Moti sot

Moti sot

Live – Nis seanca e Kuvendit

Tentimi i 29-të i konstituimit të Kuvendit

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X