TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjiganti italian hidhet në aksion për Christensenin

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Gjiganti italian hidhet në aksion për Christensenin

Barcelona vazhdon betejën me kufirin e pagave për të regjistruar lojtarë, ndërsa gjiganti europian kërkon të arrijë marrëveshje për disa prej anëtarëve të skuadrës. Me Chelsean që po ndjek Fermin Lopez, mbrojtësi Andreas Christensen mund të jetë objektivi i radhës.

Mbrojtësit danez i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë me Barcelonën, dhe deri tani ai ka refuzuar çdo sugjerim për largim nga klubi. Blaugranat ndërkohë lejuan Inigo Martinez të largohej si lojtar i lirë më herët gjatë merkatos për të lehtësuar problemet me kufirin e pagave.

Sipas Pietro Balzano, përmes “Sport”, AC Milan po shqyrton një lëvizje të vonshme për Christensenin. Pavarësisht problemeve me lëndime, danezi ka performuar në nivel të lartë dhe shihet si një opsion i leverdishëm për mbrojtjen e kuqezinjve, me eksperiencë të konsiderueshme.

Nuk është e qartë nëse Barcelona do të ishte e gatshme të negociojë me Milanin për Christensenin. Megjithëse katalanasit kanë pesë qendërmbrojtës në dispozicion, Eric Garcia, Jules Kounde, Pau Cubarsi dhe Ronald Araujo. Dy të parët pritet të aktivizohen këtë sezon si mbrojtës të djathtë. Largimi i Martinez duket se përmbushi dëshirën e drejtorit sportiv Deco për të larguar një prej tyre. Për më tepër, edhe Gerard Martin po adaptohet nga mbrojtës i majtë në qendërmbrojtës, ndaj do të ishte surprizë nëse Christensen lejohet të largohet.

Trajneri Hansi Flick verën e kaluar e bëri të qartë se nuk ishte i lumtur me idenë e humbjes së më shumë lojtarëve, duke përmendur edhe rastin e Fermin dhe Marc Casado.

Megjithatë, politika e klubit nën drejtimin e Decos është që të mos lejojë lojtarët të hyjnë në vitin e fundit të kontratës pa rinovim dhe Christensen bën pjesë në këtë kategori, duke qenë se nuk ka asnjë shenjë për një marrëveshje të re.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Arsenali nis ofensivën për yllin kryesor të Juventusit

​Arsenali nis ofensivën për yllin kryesor të Juventusit

Dramë në hapje të Final 8, Bora fiton 2 pikë ndaj Istogut

Bora i revanshohet Rahovecit

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Kosova forcon kapacitetet kundër fatkeqësive përmes projekteve TAFF

Kosova forcon kapacitetet kundër fatkeqësive përmes projekteve TAFF

Fushë Kosova mban mbledhjen inauguruese të Asamblesë së re

Fushë Kosova mban mbledhjen inauguruese të Asamblesë së re

Transmetuesit kombëtarë e shqyrtojnë pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision mes kërcënimeve për bojkot

Transmetuesit kombëtarë e shqyrtojnë pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision mes kërcënimeve për bojkot

Miljkoviq pranon fajësinë për sulmet ndaj KFOR-it – dënohet me dy vite burgim e gjobë me mijëra euro

Miljkoviq pranon fajësinë për sulmet ndaj KFOR-it – dënohet me dy vite burgim e gjobë me mijëra euro

​Një muaj paraburgim për të dyshuarin për drogë

​Një muaj paraburgim për të dyshuarin për drogë

113 vjet Forcat e Armatosura të Shqipërisë – Presidenti Begaj nderon sakrificat dhe shërbimin e efektivëve

113 vjet Forcat e Armatosura të Shqipërisë – Presidenti Begaj nderon sakrificat dhe shërbimin e efektivëve

Ambasadori gjerman nderon Rugovën në 81-vjetorin e lindjes

Ambasadori gjerman nderon Rugovën në 81-vjetorin e lindjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën