TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Gjenocidi në Srebrenicë po mohohet nga ata që janë përgjegjës”

Krerët më të lartë shtetëror serb vazhdojnë ta mohojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid, pavarësisht faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur si akt të tillë vrasjen e mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë.

nga Shpat Blakcori
23 Maj, 2024
0
A A
Haradinaj: Masakra e Srebrenicës nuk e ndali Millosheviqin të kryejë masakra edhe në Kosovë

Në qytezën e vogël të quajtur Srebrenicë, 29 vjet më parë u kryen ndër krimet më mizore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Forcat serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë.

Këto vrasje u vlerësuan si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

E pavarësisht pse këto krime kundër njerëzimit janë mirë të dokumentuara, krerët shtetëror serb e mohojnë faktin se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Përveç mohimit të gjenocidit, kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen nga udhëheqësit politik në Serbi.

Ish-deputeti në Kuvendin e Serbisë, Aleksandar Olenik, thotë për Tëvë1 se gjenocidin në Serbi po e mohojnë ata që janë vetë përgjegjës për këto krime, e këtu ai përmend edhe disa emra.

“Duhet të them që mohimi i gjenocidit dhe tentimi për ndalimin e rezolutës është tentim i atyre të cilët personalisht janë më përgjegjësit për gjenocid. Ekziston edhe politika nacionaliste të cilën e kanë ndjekur Millosheviçi, Shesheli, Vuçiqi, Daçiçi, dhe tjerët, dhe ata bartin përgjegjësinë politike për gjenocid. Tani këta persona synojnë përmes propagandës që bëjnë ta mbrojnë veten e tyre. Duke qenë pjesë e qeverisjes së Millosheviçit, duke krijuar atë qeveri, kanë mundësuar gjenocidin, dhe unë i shoh personalisht përgjegjës”, thotë ish-deputeti serb.

Kurse, analisti politik, Belgzim Kamberi, thotë se Serbia vazhdon të jetë revizioniste në raport me historinë.

“Kjo rezolutë është e rëndësishme për çështjen e raportit me të kaluarën dhe raportin me gjenocidin dhe krimet e luftës. Unë konsideroj që në këtë drejtim Serbia vazhdon të jetë revizioniste në raport me historinë”, thotë Kamberi.
`
Tutje, Kamberi thotë se klasa aktuale politike në Serbi është vazhdimësi e asaj klase politike të viteve të 90-ta.

“Kjo klasë politike në Serbi është vazhdimësi e asaj të viteve të 90-ta. Pra, kemi kryesisht kuadro të partisë së Sllobodan Millosheviqit dhe partisë së Sheshelit të cilët njëfarë mënyre vetëm e kanë ndryshuar setrën. Këta politikanë brenda natës janë bërë kinse perëndimorë, por ata si historik vijnë nga qarqet ultra nacionaliste”, shprehet ai.

Presidenti i parë i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq dhe Komandanti i ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë, Ratlko Mlladiq, po vuajnë dënim të përjetshëm për gjenocid.

Tags: mohimi i gjenociditSrebrenica
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X