tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Gjenerali Corell dhe ambasadori Hovenier vlerësojnë bashkëpunimin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s

tëvë1 nga tëvë1
15/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Me këtë rast, ministri Mehaj ka falënderuar gjeneralin Corell dhe ambasadorin Hovenier dhe u shprehu mirënjohjen e lartë për partneritetin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe bashkëpunimin, tani në vitin e 11-të, të shkëlqyeshëm bilateral.

Në njoftimin nga ky takim thuhet se ministri Mehaj ka rikujtuar disa prej sukseseve të përbashkëta, duke u fokusuar në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, Stërvitjen “Defender-Europre ’21”, përgatitjet për “Defender-Europe’23”, si dhe misionet tjera paqeruajtëse të radhës në bashkë-zbarkim me trupat amerikane.

Njëkohësisht, ai rikujtoi se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të SHBA-së si shtet mik, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, përmes Gardës Kombëtare, në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë.

Gjenerali Corell vlerësoi shumë lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe konfirmoi përkrahjen e plotë, për aktivitetet e tjera të përbashkëta me FSK-në, të cilat tashmë po dëshmojnë nivel të lartë të profesionalizmit, prandaj vlerësoi se mbeten të përkushtuar që bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori Hovenier, theksoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për mbështetjen e FSK-në në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, e sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit.

 

Të ngjashëm

LAJMET

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
RAJONI/BOTA

24-vjeçari mbyt nënën e tij në Përmet

03/06/2023
LAJMET

Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para

03/06/2023
LAJMET

Vera “hallakatë” zyrën e Kurtit

03/06/2023

Pushimi i natës ju ndihmon të fokusoheni dhe mbani mend

03/06/2023
0

Ne të gjithë e dimë se gjumi ju ndihmon në fokusin dhe shëndetin tuaj. Por a e keni ditur arsyen?...

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
0

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,...

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
0

Një turiste polake ka vdekur pasi është rrëzuar aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit. Siç njofton...

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
0

Një aksident i rëndë është shënuar në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku dy mjete janë përplasur me...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.