Pesë futbollistë shqiptarë janë pjesë e listës së Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e muajit të ardhshëm.
Selektori Blagoja Milevski, të mërkurën, ka bërë publike listën e tij, në të cilën ka përfshirë 26 futbollistë.
Në mesin e këtyre futbollistëve, dy janë ftuar për herë të parë, përfshirë këtu mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës, Reshat Ramadanin.
Krahas Ramadanit, te Maqedonia e Veriut janë ftuar edhe Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Isnik Alimi e Lirim Qamili.
Grumbullimi i Maqedonisë së Veriut, nis më datën 1 shtator, muaj në të cilin do ti luajë dy ndeshje.
Me 4 shtator, Maqedonia e Veriut luan miqësoren kundër Arabisë Saudite në Pragë të Çekisë, ndërsa tri ditë më vonë, do të përballet me Lihtenshtajnin në Shkup në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.