TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gazetaret ukrainase: Njohja e Kosovës thjesht çështje kohe

nga TËVË 1
13 Gusht, 2023
0
A A
Gazetaret ukrainase: Njohja e Kosovës thjesht çështje kohe

Në kuadër të programit “Gazetarët në Residencë”, program ky i financuar nga Qeveria, në Kosovë që prej shënimit të fillimit të luftës atje kanë ardhur disa gazetare.

Gazetaret Liudmyla Lukianchenko dhe Tetiana Kraselnykova u shprehën tejet falënderues për pritjen që u është bërë në Kosovës, madje dhanë edhe mendimet e tyre se i përket raportimeve të fundit për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit ukrainas.

Sipas Liudmyla Lukianchenko, njohja e Kosovës nga Ukraina është thjesht çështje kohe. Sipas saj, kjo nuk po ndodhë tani ngase Ukraina është shumë e zënë duke u marrë me çka e preokupon momentalisht, e që është lufta dhe negociatat me aleatët e saj.

“Unë vlerësoj se është thjesht çështje e kohës që Ukraina ta njohë Kosovën, sepse dhe Ukraina e ka gjetur veten në një pozitë të tillë. Po përmend rastin e Krimesë e cila u morr nga ne në vitin 2014. Gjithashtu, Plus, mund të rikujtoni se si ishte situata në prag të luftës, kur edhe të gjitha vendet evropiane lejuan në heshtje agresionin e Rusisë në Ukrainë. Aq më tepër që para Ukrainës ishte Gjeorgjia, ishte Ichkeria, ishte Siria, ku kishte një gjurmë agresioni rus dhe bota ishte e heshtur. Prandaj, sot detyra e parë dhe kryesore e Ukrainës është të luftojë për pavarësinë e saj, lirinë dhe të fitojë këtë luftë, duke treguar se sa iluzione dhe e brishtë është kjo botë ruse, e cila u përhap në mënyrë shumë aktive, shumë aktive, falë propagandës së tyre dhe se kjo botë është e brishtë, ndaj do të paguajmë një çmim shumë të shtrenjtë për të me sakrifica shumë të mëdha”.

“Por mendoj se në fund të fundit, lufta për një liri të tillë është e drejtë dhe do të ketë fitore. Sa i përket njohjes, është çështje kohe kur çdo gjë do të bjerë në vend dhe kur do të funksionojnë lidhjet pak a shumë kulturore. Dhe lidhjet kulturore me Kosovën duhet të zhvillohen. Sepse, për shembull, herën e parë që dëgjova se ishte një program nga Kosova, mendova se dija shumë pak për Kosovën”, u shpreh Lukianchenko.

Ajo tezën e saj se njohja e Kosovës nga Ukraina është thjesht çështje kohe e bazoi edhe në publikimin e një profesori të shkencave politike e marrëdhënieve ndërkombëtare ukrainas.

Duke shtura se nëse ndërveprimi kulturor funksionon, pjesa politike është thjesht procedurë formale që s’ka pse të mos realizohet.

“Dhe, meqë e përmendët ne po punojmë në këtë aspekt. Profesori Kraljuk në një publikim të tijin ku flet për Kosovën, përfundon duke thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është thjesht çështje kohe, dhe është absolutisht e vërtetë. Megjithatë tani jemi në kohë lufte dhe jemi duke u marrë me çështje krejtësisht tjera, kryesisht duke bindur partnerët tanë se nuk jemi ne pala që po e shkakton konfliktin. Kush jemi ne? Ne thjesht kemi zgjedhur lirinë tonë për të zgjedhur, të drejtën për të jetuar”.

“Prandaj, kjo është çështja kryesore për ne, kjo është çka po na lëndon më së shumti. Por nëse shoqëritë tona bëjnë hapa përpara në të ardhmen, për t’u hapur ndaj njëra-tjetrës atëherë veçse kemi arritur në të bërit diplomaci kulturore. Dhe kur diplomacia kulturore funksionon, politikanët s’kanë zgjedhje tjetër pos të nënshkruajnë”, përfundoi duke thënë gazetarja ukrainase.

Tetiana Kraselnykova, vëri në theks edhe një ngjashmëri ndërmjet dy shteteve; ngjashmërinë e ngjyrave të flamujve tonë shtetërorë, por edhe për shkak të luftës që populli i Kosovës kishte kaluar pak më shumë se dy dekada më parë.

Kraselnykova e cila në Kosovë nuk ka ardhur e vetme, duke e sjell edhe djalin e saj të vogël me vete, tha se uron që pushtimi t’i vijë fundi në mënyrë që bashkohet sa më parë me të afërmit saj.

“Unë pajtohem plotësisht me çka tha kolegia ime. Vetëm koha do të tregojë. Nuk mund ta dimë kurrë çfarë do të ndodh të nesërmen apo edhe pak minuta më vonë. Desha t’i krahasoj ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe të Ukrainës, të dyja kanë të kaltër dhe të verdhë në to. Është mbështetje shumë e madhe kur sheh në rrugë dhe sheh shenja që e mbështesin Ukrainën, që qëndrojnë krah saj. E vetmja gjë që dija ishte se në Kosovë kishte ndodhur një luftë, dhe kur u tregova familjarëve të mi që po lija Ukrainën të vija këtu, tingëllonte si të lija një luftë e të shkoja në një tjetër, se meqë ka pasur luftë këtu, mund të jetë e rrezikshme të qëndroja këtu”.

“Tani që e shoh e kuptoj se pikërisht fakti që keni pasur luftë këtu ju bënë që të na kuptoni më mirë. Pra na kuptoni sepse keni kaluar nëpër të njëjtën gjë. E dini se ç’ndjenjë është të presësh se çdo gjë do marrë fund një ditë. Ne besojmë shumë sinqerisht që gjendja jonë në luftë të marri fund sa më shpejtë, që pushtimi rus të marrë fund sa më shpejtë, dhe që të jetojmë përsëri në paqe e në harmoni. Që mungesës e mallit që ndjejmë për të dashurit tanë t’i jepet fund sa më parë”, tha Kraselnykova për EO.

Tags: Liudmyla LukianchenkoNjohja e pavarësisë së KosovësUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

​Liderët evropianë mblidhen sot në Tiranë

​Liderët evropianë mblidhen sot në Tiranë

​26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

​26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

​Liderët evropianë mblidhen sot në Tiranë

​Liderët evropianë mblidhen sot në Tiranë

​26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

​26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X