TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gashi: Pensionet të jenë nga 200 deri në 370 euro, po nënçmohemi

nga TËVË 1
17 Dhjetor, 2023
0
A A
Gashi: Pensionet të jenë nga 200 deri në 370 euro, po nënçmohemi

Nga 200 deri 370 euro duhet të jetë vlera e pensionit, sipas kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi.

Ai i tha se në bazë të Ligjit për skemat pensionale çdo vit pensionet duhet të rriten në bazë të rritjes së inflacionit, për çka tha se Qeveria nuk e ka bërë kurrë këtë.

Gashi tha se Qeveria nuk është duke u marrë fare me pensionistët dhe nuk është duke iu përgjigjur fare kërkesave të tyre, duke shtuar se në këtë formë ata po nënçmohen, po fyen e po injorohen.

“Ne nuk kemi kërkuar kurrë rritje të pensioneve, sepse ajo është e garantuar me ligj dhe ne kemi kërkuar që Qeveria ta respektoj ligjin. Por, kjo qeveri nuk e ka respektuar kurrë dhe nuk po e respekton as sot dhe në mënyrë më të vrazhdë po e shkelë edhe sot dhe po na nënçmon, po na fyen, po na injoron. Sepse nuk merret me ne fare. Sa herë kemi bërë kërkesa edhe përmes email edhe përmes telefonave, na i mbyllin telefonat, nuk na i qelin telefonat e kështu me radhë. Thjeshtë nuk kemi komunikim, na kanë eks-komuniku si kategori dhe le të mbetet në ndërgjegjen e tyre kjo sjellje, por nuk ju bën nder”, tha Gashi

Ai tha se shuma prej 100 eurove pension bazë, sa marrin tani pensionistët, nuk mjaftojnë as ta kalojnë muajin, duke marr parasysh rritjen e madhe të çmimeve.

“Nuk janë të mjaftueshme ne e dimë sa i kemi. Pensioni bazë është 100 euro dhe një numër mjaft i madh i pensionistëve tonë varen prej atyre 100 eurove. Edhe këta që i kanë nga 190, 260 as këto nuk mjaftojnë, sepse ju jeni dëshmitar të një inflacioni drastik që ka ndodhur në Kosovë. Nëse llogaritet me shifra të inflacionit ajo del diku 60 për qind, unë po ju them që ka 200 për qind inflacion nëse shkojmë nëpër shitore për gjëra elementare për t’u furnizuar, shtrenjtimi ka ndodhur 200 për qind. Janë shtrenjtuar edhe barnat, janë shtrenjtua edhe lëndët djegëse për ngrohje, pastaj një kategori shumë e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë sistem të ngrohjes. Nuk mundet, nuk ka shanse me mbyll muajin me 100 euro edhe nëse ato i ka vetëm për bukë”, tha ai për EO.

Gashi thotë se në bazë të ligjit për skemën pensionale, Qeveria ka për obligim që çdo fundvit të bëjë vlerësimin e rritjes së inflacionit dhe në bazë të kësaj t’i rriss pensionet.

Sipas tij, nga viti tjetër do të duhej që pensionet të jenë nga 350 deri 370, për pensionistët me shkollë të mesme do të duhej të ishin nga 250 ose 270 euro si dhe ai bazë sipas tij, duhet me qenë 200 euro.

“Në bazë të ligjit për skemat pensionale, Qeveria ka obligim çdo fundvit të bëjë vlerësimin e inflacionit dhe komfor inflacionit me rrit pensionet për vitin e ardhshëm. Këta nuk e kanë bërë këtë kurrë, këta e kanë pasur obligim me ligj me bë, nuk e kanë bërë dhe këtyre ju teprojnë pare me ka 700 milionë euro për një vit dhe këta nuk i rrisin pensionet. Do të thotë thjeshtë po na e marrin djersen tonë po na i marrin kontributet tona. Si ta quajmë këtë, ndaq e quajmë plaçkë, ndaq hajni, njëjtë është. Realisht tani pensionet duhen me qenë diku këta që janë me përgatitje të larta, 350 deri 370 euro, kurse me shkollë të mesme ish dashur me qenë 250 ose 270, kurse ai bazë duhet me qenë 200 euro”, tha ai.

Tags: Nijazi GashiPensionetShoqata e Pensionistëve të Kosovë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të Qeverisë Kurti

Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të Qeverisë Kurti

Presidenti Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga kryeministri Rama

Abdixhiku për Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë : Kosova vazhdon të mbetet nën masa e sanksione

Abdixhiku për Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë : Kosova vazhdon të mbetet nën masa e sanksione

​Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës

​Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës

Sarri në krye të listës së trajnerëve të kërkuar nga Milani

Sarri në krye të listës së trajnerëve të kërkuar nga Milani

Tri transferimet e mëdha që Real Madridi mendon të shpenzojë 200 milionë euro para Kupës së Botës për Klube

Tri transferimet e mëdha që Real Madridi mendon të shpenzojë 200 milionë euro para Kupës së Botës për Klube

A mund të ftoheni nga shiu?

A mund të ftoheni nga shiu?

Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të Qeverisë Kurti

Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të Qeverisë Kurti

Presidenti Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga kryeministri Rama

Abdixhiku për Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë : Kosova vazhdon të mbetet nën masa e sanksione

Abdixhiku për Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë : Kosova vazhdon të mbetet nën masa e sanksione

Ofendoi rivalët, dënohet Taulant Xhaka

Ofendoi rivalët, dënohet Taulant Xhaka

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X