TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

by TËVË 1
3 minuta ago
1
A A
Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka deklaruar se partia e saj ka qenë e hapur që nga fillimi për bashkëpunim me opozitën në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ajo theksoi se LVV-ja u ka kërkuar vazhdimisht partive si LDK dhe PDK që të propozojnë emra konkretë, madje duke ofruar edhe mbështetje me nënshkrime për kandidatët e tyre, duke pasur parasysh mungesën e numrave nga ana e opozitës për të nominuar vetë një kandidat.

Sipas Gashit, qëllimi i LVV-së mbetet arritja e një kandidati konsensual që do të mbështetej nga të gjitha partitë politike, ndërsa shtoi se do të ketë konsultime të mëtejshme edhe me PDK-në për këtë çështje. Ajo nënvizoi se sigurimi i votave të mjaftueshme është thelbësor për të shmangur vendin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Që nga dita e parë kemi pasur vullnet dhe gatishmëri që ta votojmë një kandidat konsensual, për të cilin dakordohen të gjitha partitë politike. Ne do të kemi konsultime edhe me PDK-në. E ka thënë edhe Kurti, nuk është e mjaftueshme të jemi vetëm 80 persona në sallë, duhet të jenë 84, 85 që të sigurohemi. VV-ja është e prerë, që mos ta çojmë vendin në zgjedhje. Zgjedhjet kushtojnë 10 milionë euro, plus fakti që jemi në një krizë globale me shumë të panjohura”, tha ajo në emisioni “Info Nata” në Tëvë1.

Megjithatë, Gashi hodhi poshtë idenë e dakordimit pa emra konkretë, duke kritikuar qasjen që e cilësoi si “blanko”, duke thënë se nuk është e mundur të mbështetet një kandidat pa ditur identitetin e tij.

“Për t’ia ofruar VV-ja emrin e presidentit opozitës duhet pasur emra konkretë, por nuk mundemi të shkojmë te formati blanko i PDK-së. Unë as vetës nuk do t’i besoja po të vija me një propozim blanko. Si ka mundësi që një parti mendon se një deputete e voton blanko një çek për të cilin nuk e di as emrin as mbiemrin? Është e pamundur dakordimi pa emër, është e pamundur të lëvizim te hapi i dytë, pa e kaluar të parin, i pari është prezantimi i emrave e pastaj të ecim tutje”, deklaroi ajo.

Brenda 18 ditësh Kosova duhet të zgjedhë presidentin e ri. Në të kundërtën, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse nuk arrihet marrëveshje, detyrën e presidentit do të vazhdojë ta ushtrojë Albulena Haxhiu në cilësinë e ushtrueses së detyrës, por jo më gjatë se gjashtë muaj, duke e futur vendin në një situatë të paprecedentë nëse edhe ky afat nuk mjafton për zgjedhjen e kreut të shtetit.

 /teve1.info/

Tags: Liza GashiLVVpresidenti i KosovësTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën