TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi me apel ndaj prokurorëve: Askush nuk duhet të ndikohet nga presioni politik dhe ekonomik

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
Gashi me apel ndaj prokurorëve: Askush nuk duhet të ndikohet nga presioni politik dhe ekonomik

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka prezantuar prioritetet e mandatit të tij, duke premtuar reforma që synojnë forcimin e sistemit prokurorial dhe rritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës të hënën, Gashi tha se puna e prokurorëve duhet të matet me rezultate konkrete, e jo me deklarata publike. Sipas tij, profesionalizmi, integriteti dhe performanca do të jenë bazë për ndërtimin e një sistemi më efikas dhe më të besueshëm. Ai kërkoi angazhim më të madh në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit, veçanërisht atij të nivelit të lartë, si dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe formave të tjera të kriminalitetit.

“Prokurori duhet të flasë vetëm përmes punës. Besueshmëria në institucionin tonë nuk ndërtohet përmes deklaratave apo retorikës, por me profesionalizëm, integritet dhe rezultate konkrete. Mënyra jonë e komunikimit do të jetë puna profesionale dhe performanca. Pikërisht mbi bazën e tyre do të gjykohemi dhe vetëm përmes rezultateve konkrete do të forcojmë autoritetin e institucionit dhe besimin e qytetarëve ndaj nesh. Kjo nënkupton se gjatë punës sonë duhet të zhvillojmë hetime më profesionale dhe efikase dhe të kemi ndjekje penale të suksesshme ndaj korrupsionit, me theks të veçantë te korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar dhe çdo formë tjetër e kriminalitetit”, tha ai.

Pak ditë pasi u dekretua për kryeprokuror, Gashi u zotua se do të zbatojë programin dhe objektivat që ka prezantuar gjatë kandidimit për postin e kryeprokurorit, ndërsa u premtoi prokurorëve mbështetje në ushtrimin e detyrës së tyre me profesionalizëm, paanshmëri dhe guxim. Ai tha se zyra e tij do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe koordinim institucional, me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballen prokurorët.

“Si kryeprokuror i Shtetit do të angazhohem maksimalisht që vizionin dhe objektivat të cilat i kam paraqitur në koncept-dokument në KPK, kur kam aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, t’i zbatoj në konsekuencë dhe në përputhje të plotë me ligjin. Sot, nga këtu, do t’i drejtohem secilit prokuror të Republikës me një mesazh të qartë. Si kryeprokuror i Shtetit do të jem i përkushtuar për të mbështetur secilin nga ju që e ushtroni detyrën me profesionalizëm, integritet, paanshmëri dhe guxim. Zyra ime do të jetë e hapur për komunikim profesional, bashkëpunim konstruktiv dhe koordinim institucional, me qëllim të adresimit dhe tejkalimit të sfidave profesionale me të cilat përballeni me ushtrimin e funksionit tuaj”, shtoi Gashi.

Duke folur për pavarësinë e sistemit prokurorial, Gashi theksoi se çdo vendim duhet të bazohet në Kushtetutë, ligj dhe prova të siguruara në mënyrë të ligjshme. Ai nënvizoi se pavarësia nuk duhet të shërbejë si mburojë për papërgjegjësi, ndërsa llogaridhënia, sipas tij, është kusht për ruajtjen e standardeve të larta profesionale. Gashi shtoi se lufta kundër abuzimit me detyrën do të jetë e pakompromis dhe se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

“Njëkohësisht dua të theksoj se çdo akt dhe vendim i juaji duhet të mbështetet në Kushtetutë, në ligj dhe në prova të siguruara në mënyrë të ligjshme. Vetëm kështu i shërbejmë shtetit.

Askush nuk duhet të ndikohet nga presioni politik, ekonomik, mediatik apo nga çfarëdo interesi i jashtëm. Pavarësia funksionale që e kemi si prokuror është një garanci kushtetuese, megjithatë kjo pavarësi nuk do të jetë asnjëherë mburojë për arbitraritet, papërgjegjësi apo mosllogaridhënie. Llogaridhënia nuk duhet të perceptohet si kërcënim ndaj pavarësisë, por mekanizëm që garanton standarde të larta të përgjegjësisë. Lufta ndaj çdo forme të abuzimit me detyrë do të jetë e pakompromis. Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe nuk do të ketë imunitet”, përfundoi Gashi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Nëse para Albinit ndihesh si pula përballë dhelprës, atëherë vezët të mbeten argumenti i vetëm politik!

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Nga kush po vijnë alarmet e rreme për mjete shpërthyese?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën