TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi: 35 të pandehurit për sulmin ndaj Jasharajve kishin pozita të larta komanduese në Policinë Speciale Serbe

by teve1
4 javë ago
4
A A
Gashi: 35 të pandehurit për sulmin ndaj Jasharajve kishin pozita të larta komanduese në Policinë Speciale Serbe

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 35 personave për krime lufte kundër popullsisë civile lidhur me ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 në lagjen Jashari, në Prekaz të Skenderajt.

Prokurori i rastit, Valdet Gashi, gjatë një konference për media tha se hetimi ka qenë kompleks dhe sfidues, por se puna intensive e Prokurorisë Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera, ka mundësuar ngritjen e aktakuzës.

Sipas tij, nga provat e mbledhura është krijuar dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” gjatë aksionit në Prekaz të Poshtëm.

Gashi bëri të ditur se në aktakuzë janë identifikuar 35 të pandehur, të cilët, sipas hetimeve, kanë pasur pozita të larta komanduese në strukturat e njësive speciale të Policisë Serbe.

“Si rezultat i hetimit, bazuar në provat materiale dhe personale, kemi arritur t’i identifikojmë 35 të pandehur në këtë rast”, tha Gashi.

Prokuroria pretendon se gjatë hetimeve janë identifikuar njësitë e forcave serbe që morën pjesë në aksion, pozicionet nga të cilat është kryer sulmi, aktivitetet e të pandehurve, armatimi i përdorur dhe dëmet e shkaktuara në njerëz dhe pasuri.

Sipas Gashit, gjatë sulmit janë vrarë 26 persona civilë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Ai tha gjithashtu se gjatë aksionit disa banorë të lagjes Jashari janë marrë peng nga shtëpitë e tyre dhe janë maltretuar.

Aktakuza është ngritur në mungesë, pasi, sipas Prokurorisë Speciale, janë shterur mundësitë për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

Gashi tha se, bazuar në informacionet që aktualisht posedon Prokuroria, të gjithë të pandehurit janë ende gjallë.

Ai sqaroi se në rast se pas publikimit të emrave konstatohet se ndonjëri prej tyre ka vdekur, Prokuroria mund të tërhiqet nga akuza ndaj atij personi, në përputhje me ligjin.

Prokurori e cilësoi identifikimin e njësive përgjegjëse si një nga sfidat kryesore të hetimit, duke marrë parasysh kohën e gjatë që ka kaluar nga ngjarjet.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në aksion ka qenë e përfshirë edhe Njësia për Operacione Speciale e Serbisë, e cila, sipas tij, udhëhiqej nga Milorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legija”.

Sipas deklarimit të Gashit, Ulemek kishte pasur për detyrë të drejtonte sulmin e drejtpërdrejtë ndaj shtëpisë së familjes së Shaban Jasharit.

Detajet e plota mbi rolin e të pandehurve, njësitë pjesëmarrëse dhe rrethanat e ngjarjeve, sipas Prokurorisë Speciale, janë të përshkruara në aktakuzën e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mjete të reja për zjarrfikësit, Lipjani, Shtimja dhe Drenasi pajisen me kamionë të rinj

Mjete të reja për zjarrfikësit, Lipjani, Shtimja dhe Drenasi pajisen me kamionë të rinj

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Në onkologji shpërndahen pako për gratë me kancer të gjirit

Në onkologji shpërndahen pako për gratë me kancer të gjirit

Dy orë në takim, Kurti dhe Hamza ende në bisedime për presidentin dhe Specialen

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë

Shoqatat e dala nga lufta ndërpresin bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, reagon Lladrovci

Shoqatat e dala nga lufta ndërpresin bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, reagon Lladrovci

Rrustemi: Zgjedhja e presidentit urgjente, pa institucione stabile dëmtohet përballja me Gjykatën Speciale

Rrustemi: Zgjedhja e presidentit urgjente, pa institucione stabile dëmtohet përballja me Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën