TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Galatasaray në Prishtinë – mbi 100 talente tregojnë veten në kampin e futbollit

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
Galatasaray në Prishtinë – mbi 100 talente tregojnë veten në kampin e futbollit

Për pesë ditë dhe mbi dhjetë orë stërvitje futbolli me fëmijë të grupmoshave të ndryshme, në Prishtinë u mbajt kampi i Galatasarayt, që u mbyll me sukses të dielën paradite.

Mbi 100 fëmijë që morën pjesë në këtë kamp, zhvilluan aftësitë e tyre dhe shfaqën talentin përpara trajnerëve të Galatasarayt dhe trajnerëve vendorë.

Ky kamp i Galatasarayt që u mbajt për herë të parë në Kosovë, u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me Shkollën e Futbollit “Besëlidhja” nga Prishtina.

I gjithë kampi ishte nën mbikëqyrjen e Hakan Bulut, koordinator i akademisë së Galatasarayt, i cili së bashku me stafin e tij dhe trajnerët vendor u siguruan që gjithçka të shkojë sipas plan-programit të gjigantit turk.

Vet Bulut është ndarë tejet i kënaqur me kampin në përgjithësi, duke pasur parasysh organizimin, pjesëmarrjen dhe realizimin e planit.

Ditën e pestë të kampit dhe të fundit, Bulut e quajti të përkryer duke thënë se atë që e kishin punuar gjatë katër ditëve të para, u finalizua nga fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Falënderoj Shkollën e Besëlidhjes, ku shihet se në akademinë e tyre ka brumë dhe bëhet një punë e mirë. Por, në përgjithësi në Kosovë ka talente dhe kjo tashmë është e dëshmuar, ku shumë prej tyre bëjnë karrierë në Evropë. Edhe organizimi, por edhe pjesëmarrje ishin në nivelin e duhur dhe shpresoj që një ditë këta djem ta djersitin fanellën e Kosovës por edhe të jenë pjesë e ligës turke. Në stërvitjen e fundit, u pa qartë që këta fëmijë kishin marrë diçka prej nesh pasi këtë e praktikuan në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Bulut.

Edhe te Shkolla e Futbollit “Besëlidhja” nga Prishtina, pranuan se organizimi i këtij kampi nuk ishte aspa i lehtë, duke pasur parasysh kërkesat e Galatasarayt por edhe numrin e limituar të pjesëmarrësve.

Adem Neziri, ka folur rreth organizimit të kampit të Galatasarayt, si dhe ka falënderuar e kreun e FFK-së, Agim Ademi që ka mundësuar mbajtjen e stërvitjeve në kampin nacional në Hajvali.

Ndërkohë, trajneri Artan Demolli, kampin e ka përshkruar si një përvojë të jashtëzakonshme, prej të cilit nuk kanë mësuar vetëm fëmijët por edhe trajnerët.

Demolli ka insistuar se sa më shumë kampe të tilla, sidomos të ekipeve të mëdha siç është Galatasaray, janë të nevojshme në Kosovë.

Në ceremoninë përmbyllëse të kampit të Galatasarayt, u ndanë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit e këtij kampi.

Kosova, ishte stacioni i parë i kampit veror të Galatasarayt, që do ti mbajë edhe gjashtë kampe tjera të tilla nëpër Evropë.

 

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça mposht Batumin

Trepça mposht Batumin

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

“Këndi i debatit”- 28.10.2026

“Këndi i debatit”- 28.10.2026

Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare

Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare

“Shteti s’po vepron” – Nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnija, e tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt

“Shteti s’po vepron” – Nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnija, e tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt

“E kom pa Muhametin të shtrirë” – Dëgjohen dëshmitarë të rëndësishëm për vrasjen e rreshterit Lika

“E kom pa Muhametin të shtrirë” – Dëgjohen dëshmitarë të rëndësishëm për vrasjen e rreshterit Lika

BIK organizon konferencë shkencore, 61 studiues në Prishtinë për kontributin e medreseve shqiptare

BIK organizon konferencë shkencore, 61 studiues në Prishtinë për kontributin e medreseve shqiptare

Po vazhdon ekzekutimi i pagesave direkte për fermerët

Po vazhdon ekzekutimi i pagesave direkte për fermerët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën