Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe tentoi ta godasë me veturë një zyrtar policor.
Ngjarja ka ndodhur më 26 nëntor, rreth orës 01:02, në rrugën “Rrust Kabashi”, gjatë një pike kontrolli të automjeteve.
Sipas Policisë, i dyshuari vazhdoi lëvizjen pavarësisht sinjalizimit të policit për ndalim, ndërsa pak më vonë shkaktoi vetaksident. Në veturë ndodheshin edhe tre pasagjerë.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
I dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.







