Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin për javën e 13-të në Superligë.
Nga dy ndeshje, zhvillohen të shtunën dhe të dielën.
Drenica e pret Ballkanin në “Bajram Aliu”, kurse Llapi e pret Prishtinën e Re në “Zahir Pajaziti”, të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.
Të dielen, Malisheva e pret Gjilanin në “Liman Gegaj” dhe Ferizaj e pret Dukagjinin në “Stadiumin e Qytetit”. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.
Kujtojmë që ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës që ishte e paraparë të zhvillohet të hënën është shtyrë.








