Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka nderuar sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari në Prekaz, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e saj në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Gjatë kësaj ceremonie përkujtimore, pjesëtarë të FSK-së kanë bërë homazhe pranë kompleksit memorial „Adem Jashari“, duke kujtuar sakrificën sublime të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.
Kjo vizitë shërben si simbol i respektit të institucioneve të Kosovës ndaj historisë, qëndresës dhe sakrificës së familjes Jashari.
Përfaqësuesit e FSK-së theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së vlerave të lirisë, atdhedashurisë dhe sakrificës te brezat e rinj.







