Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka shënuar 28 Nëntorin duke kujtuar ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mesazhin e saj, ajo është ndalur edhe te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se nuk duhet harruar qëllimi i luftës së tyre për çlirimin e Kosovës.
“Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri”, ka shkruar Shiroka-Pula.
Ajo ka kujtuar gjithashtu sakrificën e Adem Jasharit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke i cilësuar si pjesë të përhershme të kujtesës kombëtare.
Në fund të mesazhit, presidentja ka shprehur nderimet për dëshmorët e kombit dhe luftën për liri.







