TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSHF, ura që bashkon shqiptarët/ Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
FSHF, ura që bashkon shqiptarët/ Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti sot në një takim zyrtar dy krerët e komunave të Luginës së Preshevës, Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, të shoqëruar nga zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Takimi vjen pas organizimit të suksesshëm, në korrik të këtij viti, të turneut të futbollit për fëmijët në Luginën e Preshevës nga FSHF, ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grupmoshës 7 deri në 13 vjeç. Në fazën finale të turneut ishte i pranishëm edhe Presidenti Duka.

Gjatë vizitës, krerët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, së bashku me Presidentin Duka, zhvilluan një tur në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u njohën nga afër me terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për ekipin kombëtar, ambientet e administratës, muzeun e futbollit shqiptar dhe FSHF TV.

Presidenti Duka shprehu angazhimin e FSHF për të vijuar mbështetjen ndaj fëmijëve dhe futbollit në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se fëmijët e Luginës së Preshevës do të përfshihen në programet e FSHF, përmes projekteve “Uniforma Ime” dhe “Topi Im”. Presidenti Duka u shpreh gjithashtu se FSHF do të kontribuojë në ndërtimin e një fushe futbolli për fëmijët e Luginës dhe do të punojë për organizimin e një kampionati rajonal.

“Ne kemi shumë dëshirë që të kontribuojmë. E ndjej vërtet si obligim dhe kemi dëshirë, do të bëjmë aq sa ne kemi mundësi. Dua t’ju falënderoj vërtet për disponibilitetin tuaj, për ndihmën, për bashkëpunimin. Ne kemi filluar disa projekte. Kemi menduar se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duam të bëjmë. Padyshim që do të mirëpresim edhe sugjerimet e juaja. Ky është një angazhim i yni, për të bërë çfarë të mundemi për zhvillimin e futbollit, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e Luginës, për t’u bashkuar me lojën tonë të futbollit.

Ashtu siç ne e kemi konceptuar bashkëpunimin dhe kemi filluar, ne do të regjistrojmë të gjithë fëmijët dhe ata që luajnë futboll në Luginë në programin që kemi ne, pa cenuar regjistrimin e tyre në programet e tjera, në mënyrë që ne të kontribuojmë. Do t’i regjistrojmë fëmijët, do t’i bëjmë pjesë të projektit ‘Uniforma ime’ që ne kemi, që çdo fëmijë që luan futboll në Luginë sot dhe në të ardhmen do të furnizohet me materiale sportive falas nga Federata e Futbollit, do t’i bëjmë pjesë të projektit ‘Topi im’, është projekt që furnizon çdo skuadër që luan futboll në rajon. Kemi marrë përsipër që të bashkëpunojmë për të ndërtuar një fushë futbolli që t’i shërbejë fëmijëve. Do shohim që ta organizojmë kampionat rajonal në Luginë”, – tha Presidenti Duka.

Gjatë takimit u ra dakord që baza materiale me uniforma dhe topa të përgatitet dhe me datë 12 nëntor të mbërrijë në Luginën e Preshevës e t’u shpërndahet fëmijëve të cilët luajnë futboll në kampionatet lokale.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, dhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, e cilësuan si historike mbështetjen e FSHF për zhvillimin e futbollit në Luginën e Preshevës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti: Qeveria shkeli ligjin, nuk e miratoi buxhetin për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën