tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Forumi Ndërkombëtarë “Ulpiana” të shërbejë si platformë dhe urë lidhëse me diasporën

teve1 nga teve1
18/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e dytë të zhvillimit të punimeve të Forumit Ndërkombëtarë “Ulpiana”, që po mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës u mbajtën shtatë panele të ndryshme tematike me 48 folës nga 21 shtete të botës.

Sipas një komunikate nga Ministria e Jashtme, hapjen e punimeve të ditës së dytë e bëri, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, duke ndarë me pjesëmarrësit përvojën me mërgatën tonë.

“Ne kemi krijuar Forumin Ndërkombëtarë Ulpiana, që të shërbejë si platformë dhe urë lidhëse me shtete tjera për të trajtuar modelet e ndryshme të angazhimit me diasporës, që të mësojmë nga modelet e vendeve të tjera. Sot, do të paraqesim draft modelin tonë dhe jemi shumë të interesuar që të pranojmë këndëvështrimet dhe sugjerimet tuaja”.

“Ne, kemi për qëllim të formalizojmë diplomacinë e diasporës si hap institucional përmes ambasadave dhe konsullatave”, ka thënë Gashi.

Në vazhdim paneli i parë i diskutimit u moderua nga drejtori ekzekutiv i Institutit të Rrjetëzimit në Irlandë, Kingsley Aikins, ndërsa trajtoi temën e angazhimit të diasporës.

Pjesë e tij ishin përfaqësues të lartë të punëve të jashtme të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Shqipërisë, të cilët ndanë përvojat e tyre me diasporën vendase dhe angazhimit të tyre në proceset transformuese të shoqërive dhe shteteve të tyre.

Në kuadër të këtij diskutimi, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se ndihet e lumtur që në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Institucionet e vendit ka gjetur një gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën një nga prioritetet kryesore, duke theksuar rolin dhe kontributin e diasporës jo vetëm në aspektin e ndihmës financiare, që ata i sjellin zhvillimit dhe ekonomisë së vendit çdo vit me një të tretën e buxhetit, por edhe në zhvillimin social, politik dhe të demokracisë.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, foli rreth diasporës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se rëndësia e diasporës është e padiskutueshme, por që mbetet tejet me rëndësi çështja e parandalimit të trendit të vazhdueshëm të migrimit dhe kthimi i qytetarëve në vend për të ndaluar ikjen.

Tags: Forumi Ndërkombëtarë "Ulpiana"Kingsley AikinsLiza Gashi

44-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

10/12/2023

Moti sot

10/12/2023

​Kurti: Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut

09/12/2023

​Ushtarët e KFOR-it dhurojnë vullnetarisht gjak

09/12/2023
Foto ilustruese

Grabitje me armë në Tiranë, qëllohet në drejtim të policisë

09/12/2023

Haradinaj: Leonard Llolluni do jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Junikut

09/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.