TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FIFA-së i kërkohet ndalimi i shitjes së biletave të Botërorit

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
FIFA-së i kërkohet ndalimi i shitjes së biletave të Botërorit

Një grup i madh tifozësh evropianë ka kërkuar që FIFA të ndalojë menjëherë shitjen e biletave për Kupën e Botës 2026, duke e akuzuar organin qeverisës se ka vendosur çmime “të larta” që përjashtojnë tifozët e zakonshëm nga turneu.
Sipas “Football Supporters Europe”, biletat e alokuara për ekipet kombëtare kanë arritur nivele “astronomike”, me një tifoz që ndjek skuadrën nga faza e grupeve deri në finale do të paguajë të paktën 6,900 dollarë, gati pesë herë më shumë se në Katar 2022.

Grupi kritikoi edhe heqjen e kategorisë më të lirë (Kategoria 4) për tifozët e organizuar, si dhe vendosjen e çmimeve dinamike që ndryshojnë sipas “tërheqjes” së ndeshjes. Ronan Evain, drejtori ekzekutiv i FSE-së, tha për Reuters se “për çmimet që janë vendosur nga FIFA, jemi pak të habitur”, duke shtuar: “Ky është një grusht njerëzish që po përpiqen të fitojnë sa më shumë para… me këto çmime, nuk do të keni atmosferë, nuk do të keni tifozë”. Ai paralajmëroi se struktura e re e çmimeve i shtyn shumë familje në “rrezik financiar”, duke theksuar se një familje me katër anëtarë mund të shpenzojë deri në 30,000 dollarë.

FSE kërkon pezullimin e menjëhershëm të shitjes së biletave për dhe hapjen e konsultimeve të reja me federatat dhe grupet e tifozëve, “derisa të gjendet një zgjidhje që respekton traditën, universalitetin dhe rëndësinë kulturore të Kupës së Botës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi insiston për Sorlothin

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani zëvendëson Diomanden te Leipzigu

​Përurohet rehabilitimi i Ibër-Lepencit, Kurti: Mbrojmë infrastrukturën jetike të Kosovës

​Përurohet rehabilitimi i Ibër-Lepencit, Kurti: Mbrojmë infrastrukturën jetike të Kosovës

KE: Masat hiqen, nëse në veri arrihet transfer i rregullt i qeverisjes

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

“Ditari”- 04.08.2026

“Ditari”- 04.08.2026

Pak para takimit me Abdixhikun, Kurti: Shkoj me vullnet të mirë për marrëveshje

Pak para takimit me Abdixhikun, Kurti: Shkoj me vullnet të mirë për marrëveshje

​Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

​Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

​Arrest shtëpiak për dy të dyshuar në Prizren, përvetësuan 2 mijë e 282 euro nga pacientët

​Arrest shtëpiak për dy të dyshuar në Prizren, përvetësuan 2 mijë e 282 euro nga pacientët

Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën