TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FFK-ja reagon pas dhunës në Gjilan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
FFK-ja reagon pas dhunës në Gjilan

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka reaguar pas dhunës së shfaqur në Gjilan pas përfundimit të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Pas përfundimit të ndeshjes kishte tensione në fushë dhe jashtë saj, ku pati edhe konfrontim fizik mes drejtorit sportive të Dritës, Valon Zymberi dhe kryetifozit të “Intelektualëve” Taulant Byqmeti. P

as këtij rasti, Zymberi është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë së bashku me dy persona tjerë.

Në reagimin e FFK-së, thuhet se kërcënimet dhe ofendimet në stadiume nuk kanë vend në futboll, ndërsa dhunën e shfaqur kohët e fundit e ka dënuar ashpër.

“Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër retorikën e dhunës, kërcënimeve e ofendimeve të shfaqura në stadiume, në media dhe në të gjitha sferat e futbollit kohët e fundit. Ne ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë sport që t’u shmangen veprimeve që dëmtojnë reputacionin e futbollit. FFK, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, institucionet e tjera shtetërore si dhe UEFA-n e FIFA-n, angazhohet në luftën e pakompromis kundër çdo forme parregullsie në futboll. Çdo veprim i kundërligjshëm do të ndëshkohet me vendosmëri, bazuar në faktet dhe rregullat e futbollit”, thuhet në reagimin e FFK-së.

FFK-ja insiston se futbolli nuk është vetëm garë sportive por edhe një formë e arëtimit, prandaj thotë se veprimet që shkelin vlerat e këtij sporti duhet të përjashtohen plotësisht dhe të mos gjejnë vend në të.

Po ashtu, ka shtuar se të gjithë pjesëmarrësit në futboll duhet të kuptojnë dhe të kujdesen për misionin e tyre: futbollistët për performancëne, trajnerët për edukimin dhe përgatitjen e ekipit, drejtuesit e klubeve për organizimin dhe krijimin e kushteve më të mira, gjyqtarët për drejtësi, tifozët për mbështetjen e klubit dhe korrektësinë ndaj kundërshtarit, dhe gazetarët për pasqyrimin e vlerave të futbollit dhe kritika pa tendencë.

“Edhe njëherë rikujtojmë çdo palë në futboll që FFK-ja është e pakompromis në luftën e dukurive negative dhe kushdo që e shkel integritetin e garave dhe rregulloret e garave do të ndëshkohet me dënimin më të rëndë, pasi do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë atyre që dëmntojnë futbollin.

Ne po e bëjmë të pamundurën për ta ngritur futbollin, për të licencuar trajnerë, për të ndihmuar në aspektin teknik, ekonomik e infrastrukturor, prandaj kërkojmë rregullsi dhe disiplinë sportive.

Edhe një herë ju lusim që ta ruani integritetin e garave, duke ju paralajmëruar njëherësh se të gjitha xhirot e mbetura janë të monituruara në maksimum” ka vazhduar FFK-ja.

Në fund të reagimit, FFK-ja ka insistuar se vetëm duke i bashkuar forcat mund të ruhet integriteti dhe reputacioni i futbollit në Kosovë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Muçi protagonist te Trabzonspori, shënon gol dhe asiston në fitoren ndaj Gaziantepit

Krasniqi realizon golin e parë në Turqi, Amedspori që drejtohet nga Besnik Hasi po shkëlqen në Turqi

Krasniqi realizon golin e parë në Turqi, Amedspori që drejtohet nga Besnik Hasi po shkëlqen në Turqi

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën